Kriza e biznesit të vogël/ Meta: Të shmangim katastrofën

Kriza e biznesit të vogël/ Meta: Të shmangim katastrofën

13:58, 07/08/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta reagoi në lidhje me situatën e vështirë që po kalon biznesi i vogël në vend.

Duke publikuar një reportazh që tregon se biznesi i vogël po falimenton, Meta shkruan se duhet shmangur katastrofa.

“Mbyllja e mijëra qepenave të biznesit të vogël në mbarë vendin, është vitrina më e dhimbshme e pasojave tepër serioze dhe të prekshme në ekonominë kombëtare të efekteve negative të pandemisë COVID-19.

Të dëgjohen dhe mbështeten kërkesat e biznesit të vogël, përmes një strategjie konkrete dhe efikase, për të shmangur humbjen e dhjetëra mijëra vende pune, katastrofat në ekonominë e çdo familje shqiptare dhe frenuar rritjen e mëtejshme të nivelit të papranueshëm të varfërisë,” shkruan Meta.

Biznesi është në një situatë të vështirë që nuk e ka përjetuar në dekada. Megjithatë qeveria ka ikur në drejtim të paditur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

korrekt07/08/2020 14:30

ALBANIA FOR SALE.

Shto koment

Denonco