Minstrja në ikje e Arsimit, Besa Shahini kapet sërish në paligjshmëri!

Minstrja në ikje e Arsimit, Besa Shahini kapet sërish në paligjshmëri!

13:43, 07/08/2020

Nga Belind Këlliçi/

Pasi ia doli të organizojë zgjedhje moniste edhe në universitete, pasi goditi mijra maturantë me tezën e gjuhës dhe letërsisë me idiote që ka parë vendi, Ministrja në ikje e Arsimit, Besa Shahini shkel sërish ligjin duke mbajtur anëtare të Bordit të Akreditimit brenda Ministrisë, zv. Guvernatoren e Bankës së Shqipërisë, pozicion i papajtueshëm me asnjë funksion tjetër në varësi të qeverisë.

Sipas ligjit, anëtarët e Bordit të Akreditimit të universiteteve propozohen nga Ministri i Arsimit për emërim ose shkarkim dhe emërohen ose shkarkohen me miratimin e Kryeministrit.

Znj. Luljeta Minxhozi është votuar nga parlamenti si anëtare e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, është ndërkohë zv. Guvernatore e Bankës, por njëkohësisht është edhe nëpunëse e Besa Shahinit, në shkelje flagrante të ligjit.

E kuptojmë që për një ministre që ka një rekord absolut dështimesh, që ka guxuar të organizojë zgjedhje pa 75% të studentëve në universitete, që nuk garantoi asnjë masë mbrojtjeje në auditore gjatë pandemisë shkaktuar nga Covid-19, ky standard është plotësisht i pranueshëm, por i bëjmë thirrje që sa më shpejt të jetë e mundur, të rikthejë Ministrinë e Arsimit në shinat e ligjshmërisë, të mbrojë interesin e studentëve e rinisë dhe të zbatojë ligjin hera-herës...!

Sa pĂ«r sqarim tĂ« opinionit publik, Bordi i Akreditimit Ă«shtĂ« njĂ« organ kolegjial vendimmarrĂ«s dhe i pavarur nĂ« veprimtarinĂ« e tij, i cili funksionon pranĂ« ASCAL. Veprimtaria dhe funksionimi i BA Ă«shtĂ« e pĂ«rcaktuar nĂ« ligjin e “Arsimit tĂ« lartĂ«â€ nr 80/2015, ligjit nr. 8480, datĂ« 27.05.1999, pĂ«r “Funksionimin e organeve kolegjiale”, nĂ« vendimin e KĂ«shillit tĂ« Ministrave nr. 109, datĂ« 15.02.2017 si dhe rregulloren e funksionimit tĂ« tij.

BA është i përbërë nga 11 anëtarë nga të cilët minimalisht 3 dhe maksimalisht 5 duhet të jenë të huaj. Të gjithë anëtarët janë personalitete të botës akademike me nje eksperiencë të gjatë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor brenda dhe jashtë territorit të RSH.

*Anëtarët dhe kryetari i Bordit emërohen dhe shkarkohen nga kryeministri me propozimin e ministrit përgjegjës për arsimin.
*Mandati i anëtarëve të BA është 4 vjet. Bordi i Akredimit u emërua me urdhër të Kryeministrit nr. 32, datë 17.03.2017 dhe organizoi mbledhjen e tij të parë në datën 07.04.2017
*BA Ă«shtĂ« vazhdues i punĂ«s sĂ« KĂ«shillit tĂ« Akreditimit i krijuar nĂ« bazĂ« tĂ« ligjit tĂ« “Arsimit tĂ« lartĂ«â€ nr. 9741, datĂ« 21.05.2007. Ligji i ri i arsimit tĂ« lartĂ« dhe kĂ«rkimit shkencor, nr. 80/2015, i jep fuqinĂ« BA pĂ«r tĂ« marr vendimin pĂ«rfundimtar mbi akreditimin e institucioneve tĂ« arsimit tĂ« lartĂ« dhe programeve qĂ« ato ofrojnĂ«.

Ndiqni linket:
???????? Bordi i Akreditimit: https://www.ascal.al/sq/bordi-i-akreditimit/organizimi
???????? Struktura Organizative e BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«: https://www.bankofalbania.org/
/Org
/Struktura_Organizative/

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco