Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Nikoll Lesi: Pas një viti unë dhe 'Koha Jonë' do të jemi me PS-në!

Nikoll Lesi: Pas një viti unë dhe 'Koha Jonë' do të jemi me PS-në!

11:04, 07/08/2020
A+ Aa A-

Botuesi Nikoll Lesi nëpërmjet një shënimi të botuar në median e tij, “Koha Jonë”, pasi ka analizuar se përse largimi i `Rilindjes` në pushtet është një domosdoshmëri historike, ka bërë deklaratën-premtim se ai dhe gazeta që drejton, pas 1 viti do të jetë me Partinë Socialiste në opozitë. Por për këtë Lesi ka vënë si kusht, që Partia Socialiste të rikthehet në vlerat e dikurshme dhe të flakë nga trupi i saj :Rilindjen” e Edi Ramë e cila sipas tij është një çerdhe e oligarkëve të korruptuarve dhe krimit të organizuar. 

Shkrimi i plotë i Nikoll Lesit: Do jem me PS-në!

Edhe pak dhe do hyjmë në fushatën më të egër parlamentare në këto 30 vite. Ndeshje mes dy Botëve: botës që synon rregulla loje demokratike dhe Botës së Rilindjes dhe Mafies.

Edi Rama po bën ç’është e mundur të marrë zgjedhjet në tavolinë me anë të ndryshimeve kushtetuese, por do jetë e kotë pasi zemërimi popullor nuk do të mund të ndalet nga asnjë botë krimi.

Të gjithë në FRONT për një Shqipëri me të mirë dhe pa oligarkë e krim që përlajnë buxhetin e shtetit kaq hapur e kaq harbutçe.

PS-ja fatkeqsisht ekziston si sigël, si vulë, por nuk është më ajo që njihja ndër vitet 1992-1997 dhe as disa vite më vonë. Rilindja e ka kapluar dhe e ka shndërruar siglen PS në shtojcë të saj, duke përdorur socialistët e thjeshtë si kosh votash për oligarkët.

Ndaj sot shtrohet kërkesë emergjente për një përmbysje të madhe, epokale. Natyrisht nuk vdes për opozitën e sotme, ndonëse KOHA JONE njihet historikisht si oponencë e çdo pushteti, por opozita e sotme mbetet e vetmja shpresë për momentin.

Pas zgjedhjeve parlamentare, nuk do jem më me opozitën e sotme që do kthehet në pushtet.

Do jem me opozitën e ardhshme, PS-në! Por pasi PS-ja të largojë sektin rilindas.

Dhe mediat që sot janë me Edi Ramën, do ta braktisin atë dhe PS-në, pas humbjes. Zakon i vjetër i tyre: Janë përherë me fituesin, pra me atë që ka pushtetin.

Pra pas një viti do jem me opozitën-PS!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tirana07/08/2020 14:38

Gazeta e vetme ne Shqiperi qe gjithmone ka bere gjoja opozite .... Kjo e tanishmja duket si nata me diten me opoziten qe bente kjo gazete e eger me demokracine e brishte shqiptare te viteve te para te pluralizmit , 1992 - 1997 . E tani ky gazetar e ka per mburrje te kthehet perseri ne " opozite " me PS-ne ...; e natyrisht qe ka shume te drejte , sepse prej barkut te PS- se lindi ne vitin 1991 .

t07/08/2020 11:37

N.Lesi me" Koha jone ",qene nje nga faktoret qe nxiti e frymezoi njetezit e pakenaqur dhe rrezuan qeverine Berisha'96.Ndofta kesaj radhe mund te beje te njejten gje me qeverine rama '17.

Shto koment

Denonco