Vijnë dokumentet nga Italia/ Ylli Ndroqi ka pasur avokat Sekretarin e Përgjithshëm të Ramës

Vijnë dokumentet nga Italia/ Ylli Ndroqi ka pasur avokat Sekretarin e Përgjithshëm të Ramës

10:22, 07/08/2020
A+ Aa A-

Avokatët e sipërmarrësit Ylli Ndroqi kanë publikuar një dokument të gjykatës dhe prokurorisë italiane, i cili sipas tyre rrëzon pretendimet për një çështje penale të regjistruar në vendin fqinj, ndaj pronarit të RTV Ora dhe Ora News.

Sipas dokumentit të lëshuar nga gjykata e Torinos, me kërkesë të avokatit Ëngjëll Agaçi, ndaj shtetasit Ylli Ndroqi nuk ka çështje penale të hapur.

Pyetjes rreth precedentit të pretenduar të vitit 2015, gjykata e Torinos në Itali i është përgjigjur me fjalinë, se “fakti nuk ekziston”.

Por megjithëse ky sqarim është bërë nga autoritetet italiane vite më parë me shkresën zyrtare drejtuar avokatit Ëngjëll Agaçi, episodi i Italisë përmendet në kërkesën e prokurorisë për sekuestrimin e 26 pasurive përfshirë edhe televizionet Ora dhe Ora News.

Image

Sipas juristëve, sjella e këtij episodi, edhe pse të sqaruar në mënyrë përfundimtare dhe me vendim themeli nga drejtësia italiane, është bërë në mënyrë të qëllimshme.

Në kushtet kur çdo bazë ligjore tjetër nuk shërbente për rastin dhe ligji i vitit 2009 nuk mund të zbatohej për ngjarje të ndodhura para këtij viti, organi i akuzës duket se ka përdorur precedentin e pretenduar në Itali në vitin 2015m akuzojnë avokatët e Ndroqit.

Por në lidhje me këtë rast, përveç konkluzionit të gjykatës së Torinos e cila thekson se fakti nuk ekziston, avokatët e biznesmenit Ndroqi thonë se ndaj tij nuk ka pasur asnjë urdhër policor.

Në periudhën në fjalë sipas tyre pronari i RTV Ora dhe Ora Neës, ka qenë në SHBA me gjithë bashkëshorten Mimoza Ndroqi, i ftuar nga Zonja e Parë e kohës Michelle Obama.

Siç duket nga fotot, videot dhe nga lokalizimi i vendndodhjes, udhëtimi në SHBA është bërë me ftesë zyrtare për të marrë pjesë në aktivitetin e fëmijëve me probleme të veçanta shëndetësore.

Siç e vërtetojnë edhe vulat në pasaporta, udhëtimi vajtje-ardhje është bërë tranzit nga Gjermania pa pasur asnjë pengesë apo ndalim nga policia edhe pse gjithë itinerari i lëvizjes është bërë në vende që janë anëtare të Interpolit, të cilat nuk kishin pengesa për të zbatuar urdhër ndalimi apo arresti nëse do ta kishin një të tillë nga autoritetet italiane.

Por përveç këtij “blofi” ku duket se është futur të paktën nga pikëpamja ligjore, ajo që bën përshtypje është emri i përfaqësuesit ligjor të Ndroqit në Itali, i cili rezulton të ketë qenë Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë Engjëll Agaçi, në detyrë në atë kohë dhe tani.

Image

Ky i fundit që njihet edhe si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryeministrit për të gjitha “punët” që duken apo jo, e ka marrë këtë detyrë të rëndësishme menjëherë pasi Rama u fut në zyrën e kryeministrisë, në 16 shtator të vitit 2013.

Pra sipas dokumentit të zbuluar Agaçi ndëkohë që ka qenë në detyrën e rëndësishme të Sekretarit të Përgjithshëm të kryeminstrisë në Shqipëri ka vazhduar të punojë në Itali si avokat edhe për çështje të tilla ku flitet për trafik droge.

“Ëngjëll Agaçi, sekretari i ri i përgjithshëm i kryeministrisë.

Historia e Ëngjëll Agaçit është një histori suksesi nga ato në rrugën e emigracionit, ku djem e vajza të dalë nga shtëpitë e varfra shqiptare të viteve ‘90 u nisën drejt ëndrrash në dukje të pamundura dhe i bënë ato të mundura. Me forcën e madhe të ambicies, me vullnetin e fortë të njeriut në një betejë për të ardhmen, me talentin e me përulësinë e kujt s’ka asgjë tjetër veç fuqive të veta në tokë të huaj, madje përballë paragjykimesh tejet penguese, shumë prej tyre ia dolën. Dhe një prej atyre që ia dolën të bëjnë rrugë e karrierë, është edhe Ëngjëll Agaçi. I shkëlqyer në studime, i pandalur në punë, i papërtuar për t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve në Itali, i respektuar në mjedisin profesional të Romës, ai la studion e tij të avokatisë në kryeqytetin italian për t'iu përgjigjur pozitivisht ftesës sime që të jetë Sekretari i ri i Përgjithshëm i kryeministrisë. Duke falenderuar për mirësjelljen e korrektesën në dorëzimin e detyrës paraardhësin e vet, kam bindjen se falë Ëngjëll Agaçit, puna me draftet e reformave e të ligjeve do të njohë një cilësi të re dhe fryma e skuadrës vetëm do të fuqizohet falë kulturës së tij të jashtëzakonshme profesionale e qytetare”, shkruante atëherë Rama me rastin e emërimit në postin e rëndësishëm të Agaçit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

cak07/08/2020 12:38

I paska hapur punë SPAK-ut Lali Eri se tani do të meret të hetojë arsyet se pse i besuari i Ramës, paska mbrojtur me studion e tij avokatore në Itali një "mafioz" shqiptar

Shkreli - keshilltari mbjelljes se qimeve 07/08/2020 10:43

Agaçi është kusur dhe gozhdë e Fatmir Xhafës që në krye të herës . Rama vazhdon te kopjojë vjersha emërimesh...nëse ndonjëherë Rama do ta hajë, nga Angelo Agaçi do jetë.

Shto koment

Denonco