Deputeti del pozitiv me koronavirus

Deputeti del pozitiv me koronavirus

21:28, 06/08/2020
A+ Aa A-

Një tjetër deputet është konfirmuar pozitiv me Covid-19 në Kosovë.

Arben Shala vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ndodhet në Spital në gjendje të stabilizuar.

Ai është pranuar në Spitalin e Prizrenit pas konfirmimit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës se është pozitiv në COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur dega e LDK-së në Suharekë përmes një postimi në Facebook.

“Të dashur qytetarë, ka disa ditë që kryetari jonë dhe deputeti juaj dr. Ardian Shala është vetizoluar dhe ishte në pritje të rezultateve nga IKSHPK-ja. Ndërsa sot është konfirmuar pozitiv me COVID-19 dhe është shtrirë në spitalin e Prizrenit në Kliniken Infektive. Gjendja e tij është stabile dhe e qëndrueshme”,thuhet në njoftim.

Aktualisht, edhe kryeministri Avdullah Hoti dhe zv.kryeministri Driton Selmanaj, që vijnë nga LDK-ja, janë në vetizolim, pasi para pak ditësh kanë rezultuar pozitiv. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka qenë po ashtu në mesin e të infektuarve, por është shëruar tashmë.

Deputetë të kësaj partie të infektuar me coronavirus janë Arben Gashi, Haxhi Avdyli, Visar Hoti e Kujtim Gashi, shumica prej të cilëve tashmë janë shëruar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

emigrant07/08/2020 08:21

E shoh me shqetësim të madh këtë shpërthim alarmant të pandemisë në popullin e shumëvuajtur shqiptar të Kosovës. Ju bëj thirrje partive politike të Kosovës që të lenë mënjanë luftën për pushtet në një situatë të tillë, e të gjithë të kontribojnë për kalimin e kësaj situate.

Shto koment

Denonco