‘PS borxh Ora News dhe Ora RTV, 340 milion lekë. Nuk i ka paguar spotet televizive të fushatave’

‘PS borxh Ora News dhe Ora RTV, 340 milion lekë. Nuk i ka paguar spotet televizive të fushatave’

17:29, 06/08/2020
A+ Aa A-

Arjan Baçi, administratori i caktuar nga Agjencia e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara për administrimin e pasurive të presidentit të Yldon Media Group, Ylli Ndroqi, është prezantuar sot në bordin e televizionit. 

Gjatë mbledhjes është diskutuar buxheti i dy televizioneve, RTV Ora dhe Ora News.

Drejtori i Informacionit, Brahim Shima në studion e Ora News informoi për mbledhjen e bordit që u mbajt paraditen e sotme.

Brahim Shima: ”Televizioni ka të pambledhura 98 milionë lekë të reja, ose e thënë ndryshe 1 milionë dollarë, nga të cilat 34 milionë lekë të reja janë detyrime që PS i ka dy televizioneve dhe i takon administratorit të ri të mbledhë këto të ardhura.

Nga sa u bë e ditur, prej muajsh ka një komunikim zyrtar mes PS dhe Ora News dhe RTV Ora për kthimin e shumave. Kjo do të thotë se prej vitesh PS i ka besuar publikimin e spoteve por tashmë është koha që këto detyrime të shlyhen dhe i takon administratorit të ri që të kujdeset për administrimin e këtyre borxheve dhe mbledhjen e mbarëvajtjen financiare të dy televizioneve. Këtë detyrim që ka pasur administratori, zoti Ndroqi, tani do ta ketë administratori i ri ”

“Duhet të them që televizioni Ora dhe Ora News prej muajsh kanë pasur një rritje të të ardhurave nga reklamat. Në muajt e para të fillimit të vitit ka pasur 20% rritje të kontratave të reklamave, kjo falë angazhimit të administratorit zoti Ndroqi. Në muajt e pandemisë si cdo biznes pati rënie, por duhet thënë që administrator i ri ka një arkë të lënë pas me gati 1 milionë dollarë që duhet të mbledhë për të vijuar punën që është bërë.”

Ndërkohë vuri në dukje se administratori i ri i merr dy televizionet me të gjitha detyrimet e shlyera ndaj shtetit dhe me kontrata të shtuara reklamash.

Është bërë e ditur që administratori i ri nuk do të ketë ndikim në linjën editoriale por në momentin që do të ndodhte ky cënim atëherë  Drejtori i Informacionit u shpreh se do ta denonconte publikisht.

Brahim Shima “Stafi do të jetë pranë qytetarëve e sa më pranë të vërtetës pa u ndikuar nga asnjë forcë politike, por dhe angazhimi i jonë që ne nuk do të pranojmë që të ketë ndikim.

Sjell në vëmendje që rritja e të ardhura veç punës së zotit Ndroqi vjen dhe për shkak të performancës së lajmeve pra në momentin që do të ketë ndikim nga jashtë tek lajmet, emisionet e stafi, detyrimisht do të pasqyrohet në rënie të ritmit.

Faji nuk do të jetë i joni, në momentin që do të ketë ndërhyrje editorial unë do të reagoj sërish, Në momentin që do të kemi një cënim të së drejtës sonë unë do të jem pranë jush për të deklaruar çfarë është duke ndodhur.

Diskutimi 3 orësh në lokal, “komploti”

Detaje të reja zbardhen çdo ditë rreth asaj çfarë “gatuhet” në oborrin e pushtetit për goditjen e Presidentit të Yldon Media Group Ylli Ndroqi dhe dy televizioneve në pronësi të tij, Rtv Ora dhe Ora News.

 

Drejtori i Informacionit për dy televizionet, Brahim Shima, zbuloi një takim të zhvilluar së fundmi në një lokal të njohur në bregdetin e Vlorës, ku një ish-ministër i fuqishëm socialist dhe një superdrejtor po i PS-së kanë diskutuar për 3 orë mbi vazhdimësinë e komplotit kundër zotit Ndroqi dhe dy televizioneve.

Brahim Shima: Ditë pas dite mbërrijnë fakte të reja rreth asaj çfarë organizohet poshtë tryezave, apo poshtë asaj që duket në reagimet zyrtare. Në informacionet tona veç takimeve të mëparshme, së fundmi një ish-ministër i fuqishëm i PS dhe një superdrejtor, nuk po i them emrat se cilët janë se të dy që janë takuar e dinë shumë mirë se për çfarë kanë folur dhe ku janë takuar, në një lokal shumë të njkohur në bregdetin e Vlorës, kanë qëndruar mbi 3 orë së bashku dhe më thuaj për çfarë kanë diskutuar?

 

Harrojnë që publiku është në mbrojtje të medias.Mendojnë  se janë super të fuqishëm siç kanë qenë dikur apo siç janë sot që e quajnë veten superdrejtora në detyrë për të abuzuar me forcat e rendit. Për çfarë mund të kenë biseduar nga ora 15:00-18:00?Ka qenë sulmi që duhet ti bëhet zotit Ndroqi në këtë moment kur jemi në momentet e një përballje të frikshme apo sulmi të frikshëm nga bashkia e Tiranës për të ndaluar publikimin e lajmeve që ka nisur edhe përpara shembjes së Teatrit.

Është një takim që zhvillohet për zotin Ndroqi, që ta heqin nga administrimi, ti ndalojnë fjalën, të shpërthejnë për të ndaluar reklamat, të sjellë një krizë dhe panik te gazetarët, të organizojnë një skemë dhe si duhet vazhduar pas hapit të parë. Dhe pastaj është Ora News.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco