Pasanikët me koronavirus po ikin masivisht me çarter nga Rinasi

Pasanikët me koronavirus po ikin masivisht me çarter nga Rinasi

10:59, 06/08/2020
A+ Aa A-

Infektimi nga COVID-19 edhe në Shqipëri trajtohet ndryshe për të pasurit.

Përveç fluksit nëpër spitalet private, që janë lejuar të bëjnë testime, ata më “meraklinjtë” apo në gjendje më të rënduar po zgjedhin që të shkojnë të kurohen jashtë vendit duke udhëtuar me charter të dedikuar. Përveç biznesmenes Vilma Nushi mësohet se dhjetëra të tjerë kanë bërë të njëjtën gjë, ose janë në pritje të nisjes nga aeroporti i Rinasit.
 
Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta mëson ekskluzivisht se janë të paktën 20 pasunarë të cilët janë larguar nga Rinasi me çrter të dedikuar në harkun kohor prej 3 muajsh, teksa sipas zyrtarëve, aplikime ka çdo ditë. 

Ata i kanë besuar më tepër eksperiencës së Turqisë. Madje avionët privatë dezifentohet nga bluzat e bardha shqiptare përpara se të nisen dhe merren me vete edhe pajisje mjekësore.

Në Shqipëri ka pasur një numër të lartë të të prekurve me koronavirus gjatë javëve të fundit, ku ditën e djeshme arriti rekordin me 139 raste të reja në 24 orë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari06/08/2020 14:16

VAFSHIN E U KTHEFSHIN ME ARKIVOL INSHALLAH!!! PASANIKE ME PARA TË VJEDHURA POPULLIT!!! PASANIKË DUKE PIRË GJAKUN E POPULLIT!!! NË BOTË PASANIK BËEHESH PAS 50 VJETËSH!! NË SHQIPËRINË E VARFËR, KËTA PLEHRA, KËTA NDYRËSIRA U BËNË PASANIKË PËR 5 VJET APO PËR 1 VIT!!! ZOTI I DËNOFTË DHE MARRSHIN ME VETE TË GJITHË FËMIJËT DHE FAMILJARËT E TYRE DHE TË GJITHË POLITIKANËT HAJDUTË, MATRAPAZË E TË KORRUPTUAR!!!

Shto koment

Denonco