Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Komisioni i Vlerësimit, Papa: PD po hapet ndaj kritikëve të saj!

Komisioni i Vlerësimit, Papa: PD po hapet ndaj kritikëve të saj!

13:26, 05/08/2020
A+ Aa A-

Pedagogia dhe historiania Enriketa Papa është një nga 5 pjesëtarët e Komisionit të Vlerësimit që sipas saj synon ekipin më të mirë të mundshëm midis kandidatëve të PD-së në zgjedhjet e ardhshme.

”Përgjegjësia është jashtëzakonisht e madhe dhe rritet edhe më shumë kur në këtë proces na është dhënë detyra për të sjellë një listë sa më dinjitoze jo vetëm për zgjedhjet, por edhe për qeverisjen dhe pushtetin lokal. Do jenë njerëz të propozuar nga anëtarësia dhe kjo është risia më e madhe që sjell Partia Demokratike”, tha ajo në ”A2cnn”.

Për sa i përket principeve të procesit të filtrimit, Papa sqaron ato të domosdoshëm.

”Janë disa kritere, por kryesorja është pastërtia e figurës, një e shkuar pa problematika kriminale, mos qenia pjesë e strukturave të ish-sigurimit të shtetit, eksperienca dhe kontributi në parti, por kemi demokratizim edhe për emra që vijnë nga bota akademike. Do respektojmë natyrisht kuotën gjinore dhe të rinjtë, por do kemi vëmendje të madhe edhe për shtresën e të persekutuarëve nga regjimi komunist”.

Sipas saj Partia Demokratike po korrigjon disa të meta që ka pasur, po sjell diçka të re, për mos të qenë thjesht një fasadë ku lideri vendos gjithçka.

“Po hapet partia edhe ndaj kritikëve, siç ka ndodhur me zotin Ruli, megjithëse ka kritikuar politik-bërjen e partisë në këto 2-3 vitet e fundit. Liberalizimi i PD, ku anëtarësisë i është dhënë vendimmarrja, tregon se PD po ndryshon”, deklaroi Papa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tirana05/08/2020 21:56

Keta " kritiket " e partise demokratike gjate viteve te fundit kane dale edhe neper konferenca shtypi kunder lideshipit te PD -se , ne kohen kur opozita mbare demostronte kunder qeverise duke u goditur edhe me gaz lot-sjelles ..., e tani na futen e ulen ne mes te mexhlisit per te na dhene mend e per te na zgjedhur edhe kandidatet per deputete dhe kryetare bashkish ...??!! Nuk fitohen zgjedhjet me ata te para 30 viteve edhe ne qofshin nismetare te krijimit te PD-se.Keta te fundit e kane mbyllur jeten e tyre politike dhe mediatike . I duhet hapur rruga per tu futur ne politike gjenerates se re te forumit te partise demokratike , te cilet i vune gjoksin luftes opozitare fuqishem sidomos pas vitit 2017 .

Shto koment

Denonco