'Si kofini pas të vjelit'/ Shqipëria digjet, qeveria ngre strukturë për parandalimin e zjarreve!

'Si kofini pas të vjelit'/ Shqipëria digjet, qeveria ngre strukturë për parandalimin e zjarreve!

12:59, 05/08/2020
A+ Aa A-

Pavarësisht se çdo verë sipërfaqet pyjore përfshihen nga zjarret, qeveria ka vendosur të ngrejë strukturën përkatëse për parandalimin e tyre vetëm në fund të muajit korrik.

Ky vendim vjen në një kohë kur edhe sivjet qindra hektarë pyjesh, në bashki të ndryshme të vendit janë përfshirë nga flakët, ndërkohë që vendimi i Këshillit të Ministrave ka hyrë në fuqi në datën 4 gusht, duke vënë në dyshim funksionimin e kësaj strukture në situatën aktuale, raporton Scan.

Më konkretisht, vendimi parashikon krijimin, organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, një institucion në varësi të ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike. Misioni i kësaj drejtorie është pikërisht të garantojë shmangien e fillimit të një zjarri dhe ngjarjet që lidhen me të ose kufizimin e pasojave të tij apo fatkeqësive të tjera, nëpërmjet promovimit të rregullave, metodave të veprimit, monitorimit, koordinimit dhe trajnimit.

Kjo strukturë ka përgjegjësi të organizojë punën për realizimin e funksioneve që lidhen me promovimin e rregullave, të metodave të veprimit, të monitorimit, të koordinimit, si dhe të organizojë punën për realizimin e funksioneve që lidhen me kualifikimin dhe trajnimin e personelit të shërbimit vendor të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi.

Javën e fundit të korrikut dhe ditët e para të gushtit zjarret përfshinë zonat veriore të vendit, si: Shkodrën, Lezhën, Kukësin dhe Dibrën, por flakët nuk munguan as në Elbasan, Korçë apo Sarandë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

KS05/08/2020 13:16

Ben Hametaj e fik zjarrin ai eshte tigri qe hyn gjithmone ne situata ku ka fonde. Eshte Tigri Pareve.

Shto koment

Denonco