Erion Veliaj nuk u dërgon ujë në rubinetë, banorët bllokojnë rrugën

Erion Veliaj nuk u dërgon ujë në rubinetë, banorët bllokojnë rrugën

20:54, 04/08/2020
A+ Aa A-

Mungesa e ujit të pijshëm ka sjellë këtë mbrëmje revoltën e banorëve të një lagjeje në Tiranë. Banorë të Saukut kanë dalë në protestë duke bllokuar rrugën duke protestuar për mungesën e ujit të pijshëm gjatë ditëve të fundit.

Protesta mësohet se ka zgjatur 10 minuta dhe është zhvilluar pranë Sanatoriumit. Kujtojmë që edhe vetë spitali Covid-2 ka pasur mungesë të theksuar të ujit të pijshëm.

Ndërkohë që ditën e nesërme, në orën 8.30 banorët e Saukut kanë paralajmëruar një protestë para Bashkisë së Tiranës për mungesen e ujit të pijshëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco