2019-a, vit milionash për Ramën dhe familjen/ Gregu, 36 mijë euro për vetëm 8 muaj

2019-a, vit milionash për Ramën dhe familjen/ Gregu, 36 mijë euro për vetëm 8 muaj

14:43, 04/08/2020

SYRI TV

Familja kryeministrore e shqiptarëve ka publikuar deklaratën e pasurisë së vitit 2019, ku milionat janë shtuar si për Edi Ramën, ashtu edhe për bashkëshorten dhe djalin e tij Greg Rama. Ky i fundit në mënyrë të rrufeshme, në vetëm 8 muaj ka ngritur një kompani marketingu të quajtur Magenta dhe më pas e ka shitur atë për vlerën e çuditshme prej 36 mijë eurosh.

Ndërkohë vetë kryeministri vazhdon të fitoje miliona sic ka raportuar dhe vetë nga shitja e pikturave të tij.

Kryeministri Edi Rama dhe anëtarët e familjes së tij, bashkëshortja Linda Rama dhe djali i tij Gregor Rama kanë depozituar pranë Inspektoratit të Deklarimit të Pasurisë, deklaratën e pasurisë së tyre për vitin 2019.

Ajo që mund të konstatohet në këtë deklaratë është rritja e pasurisë për të gjithë anëtarët e familjes nga Edi Rama, që duket se ka ngritur një biznes fitimprurës me shitjen e pikturave të tij, te bashkëshortja, e cila vazhdon të sigurojë të ardhura nga puna e saj si konsulente dhe qiratë. Ndërsa nga ana tjetër edhe djali i tij ka një rritje të ardhurash të çuditshme nga fakti që brenda 8 muajve ka ngritur një kompani dhe e ka shitur atë për 36 mijë euro.

Konkretisht, Kryeministri Rama e ka shtuar pasurinë personale gjatë vitit 2019 me një shumë prej rreth 6.6 milionë lekësh të rinj me dy burime kryesore:

1-Paga si kreu i qeverisë shqiptare me një shume prej 2.024.485 lekësh.

2-Shitjet e veprave artistike, me vlerën e 4.633.760 lekësh.

Këto burime kanë çuar një shumë prej rreth 6.6 milionë lekësh të rinj në llogarinë e Edi Ramës.

Por shtimi i pasurisë së familjes kryeministrore është rritur edhe për shkak të shitjes së veprimtarisë artistike të djalit të madh të kryeministrit, Greg Rama. Sipas të dhënave që ka publikuar “Open Spending Data”, Greg Rama ka fituar plot 27 mijë euro nga shitja e veprave të artit.

Gjithashtu, Greg Rama ka fituar 36 mijë euro nga shitja e shoqërisë “Magenta sh.p.k.”, ku ai ishte aksioner i vetëm. Kompania siç mund të shikohet ka funksionuar si e tillë nën pronësinë 100% të djalit të kryeministrit vetëm 8 muaj dhe kaq ka mjaftuar që ajo të marrë vlerë magjike dhe të shitet për 36 mijë euro. Më pas Greg Rama falë këtij viti të bollshëm financiar ka bërë edhe shpenzime të konsiderueshme ku pasi ka shitur një mjet tip “Audi” për shumën e 12 mijë eurove, ka blerë një tjetër automjet “BMV” për 15 mijë euro.

GREGOR RAMA

-27.150 euro nga shitja e veprave të artit

-36.481 euro shitja e shoqërisë “Magenta sh.p.k.”

-12.000 euro nga shitja e një automjeti tip “Audi”

Ndërkohë, bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama, ka fituar plot 6.9 milionë lekë të rinj gjatë vitit 2019 falë punës së saj me 2.380.000 lekë nga paga dhe 1.876.793 lekë për konsulenca dhe ekspertiza të ndryshme, por edhe të ardhurave nga interesat bankare dhe qiradhënia e një apartamenti në Tiranë me vlerën 2.717.178

LINDA RAMA

-2.380.000 lekë nga paga

-1.876.793 lekë për konsulenca dhe ekspertiza të ndryshme

-2.717.178 lekë nga qiradhënia e një apartamenti në Tiranë

Por gjithashtu Linda Rama ka bërë edhe shpenzime gjatë vitit 2019, pasi me 3 milionë lekë ka blerë një tokë truall me sipërfaqe 80 metra katror, dhe 4.380 euro i ka përdorur për të shlyer një kredi të marrë në vitin 2013.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

KS04/08/2020 22:45

Po Zahos kushedi sa do ti ketë ec biznesi këto kohët e fundit

t04/08/2020 15:12

Nje bisnes i ri nuk futet dot ne pune per 8 muaj,dhe çudia me e madhe mbas 8 muajve e shet 36 mije e.Justifikime adoleshentash por ska kush tja u vertetoje

Shto koment

Denonco