Ish-ministri: Si mund të ketë njerëz që votojnë akoma Edi Ramën?!

Ish-ministri: Si mund të ketë njerëz që votojnë akoma Edi Ramën?!

12:57, 04/08/2020
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

Nëse ka ende shqiptarë që besojnë dhe votojnë Edi Ramën, atëherë s'ka më asnjë kuptim fjala. Veprimi anti-Ramë jo e jo.

Një njeri i vetëm, i cili:
- ndau popullin e vet nga perëndimi,
- i bën paratë e taksave rrush e kumbulla,
- i fut njerëzit në borxh publik disa breza,
- damkos popullin e vet si trafikant droge.
- nuk i jep hesap popullit, por i kërkon hesap,
- shpall fajtor cilindo që sëmuret,
- mashtron dhe fiton mandate më shumë se vota që i jep populli i vet,
- iu heq njerëzve pronën, lirinë e të drejtat sipas qejfit,
- ç'nuk i bën tjetër këtij populli,

Fiton prapë vota për të sunduar, pa dyshim që është legjitim!

E përsëris, nëse populli në shumicë e voton ende, s'ka më fjalë. Filmi mbaron.
-Ligji i normales bie nga fuqia.

-Opozitarizimi është i paligjshëm.
-Liria ndryshon kuptim.
-Njeriu civil quhet frymor.
-Fryma merret me leje nga shteti.
-Prona private dhe të drejtat janë në dorë të pushtetit.
-Droga dhe të gjitha punët e zeza janë punë normale.

Është pa dyshim e kotë, që një shoqëri e tillë të kërkojë referenca tek Europa e perëndimi...

Kjo logjikë është e ashpër, por e vetmja që i jep kuptim fjalës demokraci. Kjo e fundit është zgjedhje dhe zgjedhjen e bën populli. Nëse ky i fundit do Ramën më shumë se veten, nuk e kuptoj më se çfarë duam ne të tjerët, veten apo popullin?!

Sa më takon i besoj shprehjes dibrane:
"Nuk është kalë ai që s'mban tagjinë e vet".

Demokracia është vetë populli.
Ligji është pronë e popullit.
Liria dhe të drejtat janë të individit. Secili është përgjegjës për t'i ruajtur liritë e të drejtat e veta.

Në çdo kohë e me çdo udhëheqës është kështu.

Janë të shumtë shqiptarët që mendojnë individualisht kështu. Prandaj zgjedhin as Ramën e as popullin. Thjesht ikin...

P.s. ky arsyetim më erdhi natyrshëm përgjatë diskutimit me një mik virtual që vazhdisht thotë "po sikur Rama të fitojë prapë"...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Nje qytetar qe po plas.05/08/2020 01:31

Perderisa populli i dhjere, por krenar shqiptar eshte gati te votoje per Enver bastardin e bimbashit te Gjirokastres, perse te mos votoje per Edvin Ramen, birin e bastardit te Naltmadhnise Zogjit I.?

Shqiptari04/08/2020 17:51

KA O Z. MANJANI, KAAAAA!!! JANE 10-15% QE DO TA VOTOJNE, JANE 5% IDIOTE, INJORANTE DHE MALLISTE. NDERSA JANE 15% HAJDUTET, KRIMINELE,T KONDRABANDISTET, PPP-ISTET, KONCESIONISTET, TENDERISTET, TE KORRUPTUARIT, TE PAAFTET DHE ATA QE I KANE MARRE VENDET E PUNES PA MERITE E DO TE FLUTUROJNE SAPO RAMA TE NA LERE SHENDENE!!!! PO SHTOJ KETU EDHE 5% QE NUK E KANE IDENE FARE SE PER CFARE VOTOHET NE SHQIPERI, ATA QE E KANE NE ZEMER E NE SHPIRT NENEN PS-PARTI, POR QE NUK E KANE MARRE VESH AKOMA QE NENA PARTI KA VDEKUR DHE ESHTE NARKO-PARTIA RILINDJA!!!. PRA GJITHESEJ BEHEN MAKSIMUMI 20%!!! NESE DEL ME TEPER ATEHERE, FATKEQESISHT DUHET KORRIGJUAR KY 5% I FUNDIT!!

tirana04/08/2020 16:24

Harroi ky se kur dilte tek opinioni i fevzos para disa vitesh , rrinte gjithmone nga krahu i majte i ekranit dhe nuk linte mal me gure pa hedhur kunder Doktorit ......, e tani na çuditet ...???!!!

Noni04/08/2020 15:11

Po ne se populli do me shume veten e femijet e vet , nuk e voton Ramen dhe Rama perseri vjedh votat dhe nuk e leshon pushtetin , cfare duhet te beje populli ? Me kete qeveri bandash e kriminelesh , populli nuk ka asnje garanci per te shkruar ne votime e se cfar do te behet me voten e tij , mbasi vete Jane ne meshire te fatit e Jo me votat .

N04/08/2020 14:39

172 mijë njerëz administratë familjare janë këta,nga tre persona kanë në familje=mbi 500 mijë vota.100mijë i blenë.Edvini parti e parë mer mandatin për formimin e qeverisë ,deputetët që i duhen i blenë.Vetem një front opozitare nën një sigel partie mund ta shmangë këtë.Nuk ka vënd për eufori qe ka kapluar pd.Duhet punë e madhe per te ç.ontuar këtë diktator.

t04/08/2020 14:05

E tha fjale per fjale Lubonja: ky popull eshte i nenshtruar,do mbetet i ngordhur.

Landi04/08/2020 14:01

Ça pytje kot !!! Gjysma e popull qyqaro- dyrdyl vdes per enver hoxhen !!!!!

neku04/08/2020 13:59

Ore keta te LSI-se sikur kane pjerdhur menç te gjithe. Po si nuk e njehe vehten e tije ky njeri. A e di ky se kush eshte?

Leonsio04/08/2020 13:29

Më saktë dhe në momentin e duhur , nuk ka si të behet më mirë , meriton një bravo të madhe per analizë e saktë që i bëhet turpit te kombit shqiptar , këtij K.m , që nuk njeh kufij të turpit dhe dëmeve te mëdha që i ka bere ketij populli dhe mbare shqiptarise ... edhe njëherë ju falenderoj per opinionin shumë të saktë .

Shto koment

Denonco