Basha me Komisionin e Vlerësimit të Kandidaturave: Rotacioni politik është i pashmangshëm

Basha me Komisionin e Vlerësimit të Kandidaturave: Rotacioni politik është i pashmangshëm

12:51, 04/08/2020
A+ Aa A-

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, postoi një mesazh pas takimit me Komisionin e Vlerësimit të Kandidaturave. "Me modelin më të mirë të përzgjedhjes së kandidaturave, me programin shpresëdhënës dhe angazhimin tonë të plotë dhe serioz, motorrët e ndezur të fushatës sonë po çojnë përpara çdo ditë e më shumë procesin e pashmangshëm të rotacionit politik," tha Basha.

MESAZHI

Në ditën e parë të punës së Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave, i shpreha anëtarëve të tij, Bujar Nishanit, Besnik Mustafajit, Genc Rulit, Enriketa Papës dhe Mark Markut, vlerësimin për angazhimin në këtë proces risi të politikës shqiptare.

PD do të përfaqësohet në përballjen e ardhshme elektorale nga elita e saj politike, si dhe nga personalitete të shquara të jetës akademike dhe publike. Nisja e punës nga Komisioni i Vlerësimit të kandidaturave është vetëm faza e parë e seleksionimit të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme.

Ky është momenti të shpreh mirënjohjen për çdo anëtar të Partisë Demokratike, që kontribuoi në këtë proces të propozimit të kandidatëve, duke evidentuar më të mirët e më të mirëve, të cilët përbëjnë një korpus të rëndësishëm për administrimin e qeverisjes që shqiptarët do t’i besojnë PD-së dhe aleatëve të saj.

Mirënjohje për Institutin Republikan Amerikan IRI, konservatorët britanikë, CDU dhe Fondacionin Konrad Adenauer, si dhe familjen tonë të madhe politike, Partinë Popullore Europiane - PPE, që na kanë mbështetur dhe vazhdojnë të na asistojnë në këtë proces dhe inkurajojnë që ai të ndiqet si model i demokratizimit të forcave politike, në Shqipëri dhe në gjithë Rajonin.

Përzgjedhja e kandidaturave për zgjedhjet e ardhshme do të jetë epoka e re në demokratizimin e partive politike shqiptare. Modeli ynë, ku zëri i anëtarësisë dëgjohet në përzgjedhjen e përfaqësuesve në parlamentin e ardhshëm dhe drejtuesve në nivel vendor dhe qëndror, do të jetë dhe modeli për qeverisjen e ardhshme, ku zëri i qytetarëve do të jetë parësor në vendimmarrjet për Shqipërinë, për shqiptarët, për zhvillim dhe punësim, si prioritet kryesor i imi dhe i PD.

Me modelin më të mirë të përzgjedhjes së kandidaturave, me programin shpresëdhënës dhe angazhimin tonë të plotë dhe serioz, motorrët e ndezur të fushatës sonë po çojnë përpara çdo ditë e më shumë procesin e pashmangshëm të rotacionit politik.
#ditëmëtëmira

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tirana06/08/2020 21:09

Jam shume dakord me komentuesin altini .

altini04/08/2020 14:25

O z. Basha. Eshte e vertete se disa prej ketyre personave te ketij komisioni, kane qene nder kritikuesit tuaj. Po ta shohesh nga nje kendveshtrim, keni caktuar ne komision 2 nga themeluesit e PD, Besnik Mustafaj dhe Genc Ruli. Edhe pas 30 vitesh nga renia e komunizmit (nese vertete ka rene ndonjehere ne Shqiperi) nuk gjetet dot dy njerez qe nuk kane patur asnje lidhje me Partine e Punes? Ne dijeni time, te dy keta persona kane qene anetare te PPSH deri me 12 dhjetor 1990. Edhe z. Nishani, te cilin PD e nderoi duke e zgjedhur deri ne President te Republikes, me 20 shkurt 1991 ka qene me grupin e studenteve te shkolles se Bashkuar te Oficereve, qe donin te kthenin bustin e diktatorit prej nga ku e kishin hequr zvarre qytetaret e Tiranes. Lexoji ndonjehere edhe shqetesimet qytetare o z. Basha, se po fluturon pak si shume lart, para kohe. Pas 30 vjetesh, prape ne filtrin e partise se punes do i kaloni kandidatet qe do na paraqisni per deputete?

Ikapxhiu10@gmail.com 04/08/2020 14:22

" ..ndrysho makinen,jo targen"! ..per

Cioni04/08/2020 12:55

Rrota mire, cioni dicka. Duhet nje rrul me i hyp siper

Shto koment

Denonco