‘Mjeku nuk u shtrua për 10 ditë edhe pse po përkeqësohej’

‘Mjeku nuk u shtrua për 10 ditë edhe pse po përkeqësohej’

11:06, 04/08/2020
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi se mjeku i ndjerë, Anibal Byberaj nuk u shtrua për dhjetë ditë, edhe pse gjendja e tij nuk përmirësohej. Byberaj u bë mjeku i tretë që ndërron jetë nga koronavirusi.

MESAZHI I BERISHES

Dr. Anibal Byberaj, viktimë e narkoqeverisë!

Miq, dje u nda nga jeta në moshën 53-vjeçare, pasi vuajti për dhjetë ditë me radhë në shtëpinë e tij nga Covid-19, mjeku i përkushtuar Dr. Anibal Byberaj.

Mjek i apasionuar Dr. Anibali për tre dekada u shërbeu me dashuri, humanizëm dhe përkushtim si mjek i përgjithshëm e më vonë si specialist pneumolog mijëra e mijëra të sëmurëve edhe në zonat më të thella të vendit.

Me këtë rast i shpreh familjes së tij ngushëllimet e mia më të ndjera dhe lutem qe shpirti i tij i mirë të gjejë paqen e merituar!

Miq, Dr. Anibali është viktima e fundit e narkoqeverisë nga Covid-19. Atë, pas tre dekadash në shërbim të të sëmurëve, e lanë edhe pa punë sepse nuk pranoi të bëjë kompromise që i kërkonin balozët e krimit, të cilëve u shërbente si mjek burgu dhe bosët e tyre ne narkoqeveri.

Nuk shkeli betimin e Hipokratit dhe karakterin e tij. Së fundi, pasi i bënë tamponin, nuk e hospitalizuan për rreth 10 ditë me radhë, ndonëse gjendja nuk përmirësohej dhe e mjekuan në mënyrë të dënueshme me alo-alo në shtëpi, ndërkohë që ai duhej shtruar në spital që ditën e parë. Ndrikull Hajnia në komunikatën e saj njoftoi se Dr. Anibali vuante nga obeziteti, rrethanë kjo që për çdo mendje të shëndoshë përbënte detyrim për shtrim të menjëhershëm në spital, por e lanë gjersa familjarët e sollën vetë në spital.

Dr. Anibali është viktima e fundit e kujdesit shëndetësor kriminal alo-alo të narkoqeverisë aktuale.

Gjatë këtyre muajve janë qindra të sëmurë të tjerë me Covid-19 që kanë ndërruar jetë me protokollin vrasës alo-alo si vizitë e vetme mjekësore.

Duke dënuar me ashpërsi këtë praktikë çnjerëzore të narkoshtetit në trajtimin e të sëmurëve me Covid-19, kërkoj përfundimin e menjëhershëm të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco