Ky palo-kryeministër, dhunues i artit dhe fjalës së lirë

Ky palo-kryeministër, dhunues i artit dhe fjalës së lirë

08:48, 04/08/2020
A+ Aa A-

Nga Orjola Pampuri/

Një turp tjetër, fill pas atij ndaj artisteve tek teatri, ishte ky ndaj gazetarëve të RTV Ora. Ku është parë e dëgjuar që në dyert e një medie të shkojnë forca policie.

Thua se aty gjetën atë që mbolli drogë nga veriu në jug, thua se aty po gjejnë ata që po përvetësojnë mijëra hektare tokë në bregdet për të ndërtuar resorte e hotele me para qe si gjendet filli, thua se aty po gjejnë ata që zhvatën miliona euro me tendera fiktive, me koncensione e PPP korruptive, thua se aty do gjejnë banditet që krekosen me makina qindra mijëra euro, pa punuar asnjë ditë, e që të vetmin burim kanë miqësinë me ministrat e kësaj qeverie.

Apo po gjejnë ata që udhëtojnë me Toyota Yaris e me miliona euro në të, e shumë e shumë si këto, por në fakt aty punojnë gazetarë të përkushtuar, ku në kohë termeti e covidi, ditë e natë, na percjellin lajmin ashtu siç ndodh në të vertetë, atëherë kur ndodh, me një përkushtim e transparence për tu admiruar, dhe shpeshherë si pakëkush duke demaskuar edhe figurën e përlyer nga abuzimet me tendera e taksat e qytetarëve të Erjon Veliajt.

Këtij kryebashkiaku mashtrues që me inskenimet e shëmtuara e të pështira ka 6 vite që qytetarëve të Tiranës u shet sapunin për djathë. SPAK të jetë i drejtë ndaj cdokujt që kapet me abuzime dhe shkelje, por se pari duhet të nisë nga ata që e zhvatën këtë popull prej 7 vitesh, jo nga ata të cilët u tregojnë të vertetën nga mengjesi në darkë se ç'ndodh në realitet. Turp për këtë palo kryeministër, turp për këtë shtet që trajton në këtë mënyre skandaloze median e lirë, që po shtyp fjalën e lirë, duke rikthyer diktaturën.

#mefjalenelire

#krahgazetareve

#permedianelire

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco