Marku: Komisioni për verifikimin e deputetëve, risi në politikën shqiptare, Rama është i humbur

Marku: Komisioni për verifikimin e deputetëve, risi në politikën shqiptare, Rama është i humbur

19:51, 03/08/2020
A+ Aa A-

Në lidhje direkte me edicionin informativ të orës 19.00 në Syri TV, pedagogu Mark Marku, i cili është përzgjedhur të jetë një nga anëtarët e komisionit të vlerësimit të kandidaturave të propozuara për deputet në Partinë Demokratike, ka analizuar këtë proces, të cilin e quan një risi për PD-në dhe politikën shqiptare, po ku duhet bërë shumë kujdes.

‘Teorikisht duhet që ne që jemi aty, të mos kemi pretendimin për të qenë kandidat për deputet.

Personalisht, zyrtarisht i kam falenderuar propozimet për të qenë deputet dhe ka refuzuar të vazhdoj kandidaturën.

Kjo është një zgjedhje e imja individuale.

Kam zgjedhur të jem aktiv në jetën publike, por mos të angazhohem në struktura.

Plus e kam provuar njëherë dhe nuk është se kam mbresa shumë të mira.

Përpos kësaj jam në një mënyrë individual dhe dua ta luaj rolin tim në mënyrë të pavarur.

Unë, ngaqë e provova dhe e mora përsipër këtë detyrë, duke dhënë kontributin tim modest.

Sot që po flasim jemi të gjithë para një rreziku, për shkak se si Rama po shkel të gjitha rregullat e jetës demokratike në vend.

Të gjitha segmentet e shoqërisë duhet të angazhohen kur janë përpara një rreziku të tillë.

Për herë të parë ka një proces ku përshihet anëtarësia, komisioni i vlerësimit dhe pastaj ka një votë në procesin ‘një anëtar- një votë’, ku në një ditë propozimet do u paraqiten shqiptarëve si kandidatë për deputet, ku do të jenë pjesë e një përzgjedhje të madhe.

PD, nëse do jetë parti e parë, ka një përgjegjësi më të madhe ndaj qytetarëve.

Unë si proces e  vlerësoj dhe do shikojmë rrugës se si do shkojë.

Është gjë e re në polikën shqiptare dhe duhet kujdes që të kthehet në praktikë që të përmirësojë jetën politike në Shqipëri".

Marku komentoi edhe ndryshimet kushtetuese të miratuara nga Rama.

‘Është një precedent shumë i rrezikshëm.

E para sepse parlamenti është i paligjshëm.

E dyta sepse ndryshimet kushtetuese u miratuan pa konsensusin e forcave politike më të rëndësishme në Shqipëri.

E treta sepse po bëhen ndryshime kushtetuese shumë pranë zgjedhjeve.

Sigurisht që kjo është bërë për të dëmtuar opozitën, por ndryshe nga sa mendojnë shumë individë, unë mendoj që këto ndryshime nuk e dëmtojnë opozitën.

Unë jam i bindur, pasi PS nuk është parti e parë.

Po të ishte parti e parë, nuk do manipulonte zgjedhjet e 2017-ës.

Nuk do kishte një numër të ulët votuesish në zgjedhjet e vjetshme, 12-13 përqind.

Dhe nëse do ishte forcë e parë pse duhet t'i bënte këto ndryshime.

Kjo është më shumë një shenjë degradimi e Ramës.

Rama është në minorancë për shkak të korrupsionit të madh, për shkak se shqiptarët po ikin nga Shqipëria….’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tirana04/08/2020 17:06

Marku ka qene i vetmi opozitar si me qeverine Berisha - 2 , ashtu edhe me qeverine e rilindjes . Per mua eshte me i miri antar i komisionit te ndgritur nga PD .

Maksuti04/08/2020 08:12

Aldo20! Basha ka harruar te te perfshije ty tek komisioni i vleresimt. Me sa kuptoj edhe ne shkrim e kendin qenke beter. Lum si ridhjerja qe ju ka.

Skrapari04/08/2020 08:09

Cfare ka Aldrin Bytha qe shqetesohet? Ne te mamase do te shkosh ti dhe edvinat e partise se sumes. Race bastardesh.

Skrapari04/08/2020 08:08

Cfare ka Aldrin Bytha qe shqetesohet? Ne te mamase do te shkosh ti dhe edvinat e partise se sumes. Race bastardesh.

Aldrin04/08/2020 00:19

Akoma llomotit ky debili, kujdes mark the here para trembedhjete here prapa o budalAldrila me bride, per ty EDI ka njeri surprise : do te te punesoje per pastrimin e gropes septike ne surel Luna me e denje per ty palaco cirku te prishur ,legen I pabese

Aldo2003/08/2020 20:26

O Mark to je toq kukulle!Fajin e ka Basha qe therret figura te konsumuara si puna jote ne procese vendimarrese per PD!

Shto koment

Denonco