Ironia e gazetarit: SPAK po bën punën e Manastirliut

Ironia e gazetarit: SPAK po bën punën e Manastirliut

13:37, 03/08/2020
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka marrë vendimin për sekuestrimin e pasurive të Ylli Ndroqit.

Në njoftimin e SPAK thuhet se nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar përsa i përket pasurive të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), dhe familjarëve të tij, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri, Turqi dhe Itali.

Mes pasurive të sekuestruar është edhe RTV ORA.

Gazetari Andi Bushati ka ironizuar pas këtij vendimi me faktin se mbylljen e RTV ORA e kërkonte edhe qeveria para disa javësh.

“Në sekuestrimin e pasurive të pronarit të Ora News, Ylli Ndroqi, për shkak të aktivitetit të tij si trafikant, nuk duhet harruar edhe një detaj i vogël. Atë që po bën sot SPAK, donte ta bënte pak kohë më parë Ministria e Shëndetësisë, e cila kërkoi mbylljen e TV, pasi thërriste më shumë se dy vetë në studio,” shkruan Bushati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gimi03/08/2020 15:28

Po atij Pezës do ja bllokojnë pasurin se është paguar nga ky trafikanti ????

Shto koment

Denonco