Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Kush cenon shtetin ligjor dhe lirinë e medias përjashtohet nga ndihmat e BE! A rrezikon Shqipëria?!

Kush cenon shtetin ligjor dhe lirinë e medias përjashtohet nga ndihmat e BE! A rrezikon Shqipëria?!

10:26, 03/08/2020
A+ Aa A-

Duket se në disa vende të Europës, qeveri të ndryshme në pushtet po bëjnë ligje që cedojnë me parimet e demokracisë dhe kanë qasje të tilla ndaj lirisë, saqë janë shndërruar në shqetësim për Bashkimin Europian.

Është pikërisht Franca që pritet të kërkojë vendosjen e një mekanizmi të ri në Europë për respektimin e shtetit ligjor, parimeve demokratike dhe lirisë së mediave. Vendet që shkelin këto parime ligjore, do të përjashtohen nga marrja e fondeve për përballimin e krizës së koronavirusit.

Ministri i Francës për Çështjet Europiane, Clement Beaune ka deklaruar për “Financial Times”, se shtetet që kanë probleme, nuk mund të përfitojnë njëlloj.

Ministri francez ka përmendur Hungarinë dhe Poloninë si dy vendet që kanë shkelur ligjet. Dy shtetet e BE kanë miratuar nisma ligjore gjatë pandemisë që bien në kundërshtim me shtetin ligjor dhe lirinë e medias. “Sanksionet politike dhe ekonomike janë mjetet tona. Europa nuk është vetëm treg i përbashkët, por bazohen mbi vlerat dhe kulturën”, tha ministri francez.

Gjithashtu edhe Shqipëria është paralajmëruar disa herë nga grupe të fuqishme brenda Parlamentit Europian për këto çështje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco