Kulla 18-katëshe/ PD: Erion Veliaj po betonizon Liqenin Artificial

Kulla 18-katëshe/ PD: Erion Veliaj po betonizon Liqenin Artificial

17:02, 02/08/2020
A+ Aa A-

Zëdhënësja e PD Ina Zhupa me anë të një statusi në “Facebook” ka publikuar dokumente, ku faktohet se kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj ka miratuar planin për ndërtimin e kullave 18 kate te zona e Liqenit Artificial. Zhupa shprehet se Veliaj kishte deklaruar se nuk do ketë ndërtime tek ajo zonë, ndërsa në realitet ndodh e kundërta.

Postimi i Ina Zhupës:

Veliaj kalon PDV (planin e detajuar vendor) për ndërtimet në zonen e parkut të Liqenit Artificial, e emërtuar TR169, tashmë me percaktimet e reja kullat do të ndërtohen deri në 18 kate!

Klientët e zakonshëm të pushtetit, firma “51N4E”, e njohur si firma ku punon vajza e kryeministrit dhe Gent Agolli, ish-konsulenti i Sheshit Skenderbej, kanë planifikuar në PDV e re që mori miratimin e Bashkise Tirane, ndërtime për të gjithë zonën në Liqenin Artificial. Zona, që njihet si e Garda e Republikes, iu dha Bashkisë Tiranë edhe Veliaj premtoi edhe gënjeu që do ia kthente Parkut të Liqenit.

Erion Veliaj me vendimin nr.15308, datë 12.05.2020 ka miratuar zyrtarisht këtë plan duke i hapur rrugë kështu zhvillimit me ndërtime në këtë zonë. Referuar nenit 25 të rregullores së planit per PDV-TR169 është përcaktuar që objektet do kenë lartësi projektimi deri në 18 kate. Sipërfaqja e ndërtimit dhe rizhvillim është parashikuar te jete 61.000 m2 .

E gjithë zona do ndërtohet siç kisha paralajmëruar dhe denoncuar me fakte që në 2018, me video të nxjerre nga AKPT. Tashmë, siç pritej, është miratuar që 50% do jenë godina publike, një nga këto Biblioteka Kombëtare, kjo për të hapur rrugën që 50% të jenë kullat private të oligarkëve në zonën e liqenit, me shërbime, banim, parkim etj. Mes për mes do kalojë rruga e famshme që ishte pjesë e planit të betonizimit, e denoncuar nga foltorja e PD në mars 2009, ku 650 metra rrugë do lidhin pikerisht kullat e reja të liqenit me Rrugën e Kosovareve. Kujtojmë që këto 650 metra rrugë për kullat private do na kushtojnë 2 milion euro nga taksat tona.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj 02/08/2020 17:13

e betonizoj gjithe tiranen veliaj,ka gjete kush si bertet ,PD,fle gjum

Shto koment

Denonco