Si u zbythën Tahiri, Xhafaj dhe Lleshaj përballë bandave në Elbasan

Si u zbythën Tahiri, Xhafaj dhe Lleshaj përballë bandave në Elbasan

22:52, 01/08/2020
A+ Aa A-

Konflikti i bandave në Elbasan i ka fillesat thuajse dy dekada më parë. Me ndërrimin e pushteteve, herë njëra palë dhe herë tjetra janë ndjerë më të fuqishëm duke njohur pasivitetin e policisë në varësi të mbështetjes politike. Pas 7 vitesh në pushtet, mungesa e rendit dhe e sigurisë në Elbasan, mund të shihet si një nga dështimet e klishesë rilindase “Do bëjmë shtet”.

Interesante është se 3 ministrat që zgjodhi Rama në krye të Ministrisë së Brendshme, patën të njëjtin rezultat nul, por secili i bashkangjiti fytyrën sipas mënyrës së tij.

Alibia e artë e Saimir Tahirit

Si Ministri i parë i Brendshëm i Rilindjes, Saimir Tahiri pati luksin të përdorë një alibie që pasardhësit e tij vetëm mund ta ëndërronin. Në rast se situata i dilte jashtë kontrollit, dikur, ai fajësonte qeverinë paraardhëse, atë të Sali Berishës.

Kështu bëri në shkurt të 2016, kur nga goditja e një prej bandave në Elbasan ishin vrarë tre vetë dhe ishin plagosur disa të tjerë. Për të dalë nga situata, Tahiri, i shpallur atëherë “kampioni” i qeverisë, i kishte hyrë shifrave të të vrarëve që një dekadë më parë dhe bënte krahasimet me të vrarët e kohës së tij.

“Në një dekadë janë vrarë 8 persona, ka edhe dy tentativa për vrasje dhe vetëm dy të dënuar për gjithë këtë. Një nga vrasjet është bërë ndaj një personi që ruhej nga dy punonjës policie në derën e shtëpisë. Vrasësit shkuan në shtëpi, e vranë bashkë me babain dhe vrasësi i dyshuar kërkoi të dilte në kufi dhe në kufi doli pavarësisht se policit i doli në ekran alerti si person në kërkim. Polici është arrestuar dhe pastaj u lirua pavarësisht se la një vrasës të dyshuar të dilte nga kufiri. Unë sot e marr vesh që polici është ende në detyrë dhe u dënua në atë kohë me ulje në gradë. So janë qytetarët që ndjehen më të pambrojtur në këtë vend për shkak të drejtësisë që mungon”

Deklaratë e Saimir Tahirit në parlament shkurt, 2016

Gjatë viteve që Tahiri ishte Ministër i Brendshëm, bandat bënë kërdinë në ekzekutime dhe atentate, duke njohur mbështetjen politike të secilës. Bie në sy masakra e shkurtit të vitit 2016, kur persona të veshur me uniforma të forcave speciale qëlluan me breshëri armësh në një lokal duke lënë disa të vrarë dhe të plagosur.

Kërcënimet boshe të Fatmir Xhafajt

Përplasjet e bandave në Elbasan, qenë një nga shqetësimet kryesore në opinion edhe gjatë kohës që Ministër i Brendshëm ishte Fatmir Xhafaj. Ndryshe nga paraardhësi, Xhafaj i përmendi me emër disa nga fiset që raportoheshin për përplasje në media, duke premtuar rikthimin e rendit dhe qetësisë. Xhafaj e shkriu dy herë komisariatin e Elbasanit, por në rastin më të mire, lidhjet politike të banditëve kalonin më lart se vetë ministri.

“Çapajt nuk mund të simbolizojnë këtë qytet me vlera si Elbasani. Ata dhe të tjerë do të marrin ndëshkimin e merituar. Lind nevoja për ta riformatuar gjithë këtë strukturë, duhet një ristrukturim i plotë në nivel qarku dhe në nivel komisariati. Çdo gjë kërkon kohën e vet, pasi cdo gjë e nxituar nuk mund të japë eficencën.

Këtu janë atashuar specialistët më të mirë, janë ekspertët më të mirë që po merren me hetimin e grupeve kriminale dhe nuk mund të bëhet brenda një ditë.”

Deklarate e Fatmir Xhafajt ne 26 dhjetor 2018

“Do ua nxijmë jetën! […] Kemi këtu [në Elbasan] dy tre grupe kriminale që i njohim shumë mirë e po punojmë për to për t’i dokumentuar në mënyrë që shumë shpejt mund t’i vëmë para përgjegjësisë penale.

Veprimtaria e tyre kriminale do të ndëshkohet në formën e saj më të ashpër sepse krijojnë shqetësime për sigurinë rendin dhe jetën e qytetarëve, ekonominë e pasurinë.

Këtu jemi në një betejë pa kompromis. Jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund.”

Deklarate e Fatmir Xhafajt ne 16 prill 2018 ne Elbasan

Shpresa e Fatmir Xhafajt ishte Operacioni Forca e Ligjit, por siç u pa nga rezultati, edhe ky operacion po rezulton nje tjeter flluske sapuni e agjensive ligjzbatuese. Gjate kohes qe Fatmir Xhafaj ishte Minister do te mbahen mend gjate pamjet e mjetit te dyshuar per nje atentat, që çan postbllokun e policisë në Elbasan duke rrezikuar jetën e policëve dhe futet brenda në tregun Agro-ushqimor të qytetit për t’i shpëtuar kontrolleve.

Sandër Lleshaj, gjenerali që pret luftë

Ditët e fundit në Elbasan u vranë dy persona në atentate tipike të përplasjesh mes banditëve. 35 vjeçari Emiljano Ramazani u qëllua me plumb pistolete në kokë. Pak ditë më pas, shoku i tij Regis Runaj u gjet i therur me thikë në mes të rrugës. 23 vjeç, Runaj dyshohet se është vrarë diku tjetër dhe është hedhur në rrugë.

Një tjetër person, Florian Lamçja u vra me sende të forta nga dhëndëri i Qazim Sejdinit, i akuzuar edhe më parë për ngjarje të rënda.

Këto ngjarje ndodhin kur gati një muaj e gjysëm më parë, Ardian Çapjas iu bë atentat me snajper brenda në shtëpinë e tij, nga persona që u zhdukën pa lënë gjurmë.

Çfarë pritet nga Ministri i Brendshëm në këtë situatë? Ngjarjet do të vinin në lëvizje çdo zyrtar të lartë. Por komenti i Sandër Lleshajt, ishte si më poshtë:

“Elbasani nuk është Palermo, është e këshillueshme të mos dalim në përfundime të shpejta sidomos për ngjarjet kriminale. Nuk ka ngjarje të pazbardhura në Elbasan, nuk e shoh aq zi situatën, jemi përgatitur për të goditur fort aty, dhe do jetë pa zhurmë, por me sukses”

Deklaratë e Sandër Lleshajt, në 30 korrik

Komenti tipik i një gjenerali të dëshiruar për luftë. Fakt është që nga të vrarët dhe të plagosurit, “lufta” ka nisur prej vitesh në Elbasan, por askush nuk ka fuqi ta ndalë./Lapsi.al

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alfons Malo02/08/2020 13:04

Po ku ka byth sander leshi per te luftuar bandat.Ai edhe "gjeneral" eshte teorik,por praktij eshte koqe fare.Atij nuk i ka ngelur pike gjaku ne fyryre,e ka zene verdheza qe ne veze,e pret ti te bej shtet leshi .Po moe kurre ,ai ka friken e hijes se vet ."gjenerral"koti

Shto koment

Denonco