Meta mesazh Ramës: Shqipëria ka detyrimin të respektojë sundimin e ligjit dhe zgjedhjet e lira konkuruese

Meta mesazh Ramës: Shqipëria ka detyrimin të respektojë sundimin e ligjit dhe zgjedhjet e lira konkuruese

17:42, 01/08/2020
A+ Aa A-

Presidenti Meta ka kujtuar në një shënim në rrjetin e tij social facebook, 45 vjetorin e nënshkrimit të Aktit Final të Helsinkit, që sanksionoi parimin e respektimit të lirive themelore të dhe të drejtave të njeriut.

Meta ka bërë një analogji me këtë ditë edhe me zhvillimet politike në vend, duke i çuar edhe një mesazh indirekt kryeministrit Rama si kryesues I OSBE-së duke i kujtuar se: Me marrjen e Kryesisë së Radhës së OSBE-së, Shqipëria ka detyrimin dhe përgjegjësinë që të udhëheqë me shembullin e saj në respektimin e parimeve të Helsinkit, veçanërisht në fushën e forcimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe zgjedhjeve të lira dhe konkurruese në vend.

‘Dita e sotme shënon 45-vjetorin e nënshkrimit të Aktit Final të Helsinkit. Duke sanksionuar parimin e respektimit të lirive themelore dhe të drejtave të njeriut në themel të marrëdhënieve ndërshtetërore, Dekalogu i Helsinkit ndihmoi në fundin e Luftës së Ftohtë dhe çlirimin e Europës Lindore nga totalitarizmi komunist.

Parimet e Aktit Final janë po aq të rëndësishme edhe sot, veçanërisht në kushtet kur parimet demokratike dhe liritë themelore në shumë vende të hapësirës së OSBE-së, kërcënohen nga qeverisje që shfaqin tendenca autoritare që nuk i shërbejnë interesave të qytetarëve.

Ky jubile i rëndësishëm, duhet të na bëjë më të ndërgjegjshëm se, liritë dhe të drejtat e njeriut nuk mund të merren si të mirëqëna e të paprekshme. Për mbrojtjen të tyre duhen përpjekje e vigjilencë e përhershme.

Nëse asokohe Shqipëria komuniste ishte i vetmi vend europian që e denoncoi procesin e Helsinkit, ky përvjetor e gjen vendin tonë në krye të punëve të OSBE-së.

Me marrjen e Kryesisë së Radhës së OSBE-së, Shqipëria ka detyrimin dhe përgjegjësinë që të udhëheqë me shembullin e saj në respektimin e parimeve të Helsinkit, veçanërisht në fushën e forcimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe zgjedhjeve të lira dhe konkurruese në vend.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kujtim01/08/2020 19:41

Po ju o.Meta a keni ndonje detyrim ndaj popullit qe te mbeshteti ne 2 Mars ne Tirane ?

Shto koment

Denonco