Kryeministri Hoti dhe Kadri Veseli ngushëllojnë Edi Ramën për humbjen e nënës

Kryeministri Hoti dhe Kadri Veseli ngushëllojnë Edi Ramën për humbjen e nënës

14:37, 01/08/2020

Pas presidentit Hashim Thaçi, edhe kryeministri i Kosovës Abdullah Hoti si dhe kreu i PDK në Kosovë kanë ngushëlluar kryeministrin e Shqipërisë, për humbjen e nënës së tij Aneta Rama.

Abdullah Hoti

‘Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama! Në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryeministrit Rama, familjes dhe gjithë të afërmve për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!’.

Kadri Veseli

‘Ngushëllimet më të thella Kryeminstrit Edi Rama për humbjen e nënës së tij të çmuar, Anetës. Dashuria për nënën është e pafundme, prandaj lutem që ta gjej forcën për ta përballuar një humbje kaq të rëndë e të pazëvendësueshme. Në këtë kohë pikëllimi, lutjet janë për të dhe familjen e tij’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco