Mesazh i fortë nga PPE: PS prishi marrëveshjen. Kërkojmë me forcë konsensus për Kodin

Mesazh i fortë nga PPE: PS prishi marrëveshjen. Kërkojmë me forcë konsensus për Kodin

11:13, 31/07/2020
A+ Aa A-

Zëdhënësi i Partive Popullore Europiane, Michael Gahler, ka reaguar lidhur me miratimin e ndryshimeve të njëanshme të Kushtetutës që u bë dje në Parlament nga mazhoranca socialiste.

Në një postim në Facebook, Gahler shprehet se ka ardhur koha që populli shqiptar të mbrojë demokracinë e vendit të tyre.

Reagimi i plotë i zëdhënësit të PPE:

Unë i konsideroj me shumë keqardhje dhe të diskutueshme qëllimet e vërteta të partisë qeverisëse së Shqipërisë, e cila theu konsensusin e arritur  me ndermjetesim ndërkombëtar me opozitën dhe dje ndryshoi në mënyrë të njëanshme kushtetutën.

Nuk mund të jetë e pranueshme për askënd që qeveria Rama, e cila synon hapjen e negociatave te pranimit me BE të iniciojë në mënyrë arbitrare ndryshimet e rregullave  të garës elektorale. Nëse kjo qeveri dëshiron realisht hapjen e negociatave e pranimit me BE, si mund të mos pranojë këshillat e Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare respektive për një çështje kaq të ndjeshme dhe themelore për demokracinë.

Grupi i PPE do të vëzhgojë me kujdes veprimet e ardhshme në lidhje me kodin zgjedhor dhe do të nxisë me forcë që të arrihet konsensusi me opozitën brenda Këshillit Politik.

Varet nga partitë dhe shqiptarët, nese do ta mbrojnë demokracinë dhe perspektivën e tyre europiane.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

cuf dabjoni31/07/2020 11:43

sipas ketij zotnise i bije qe ne pseudo keshillin politik te quhen te drejta e te pranueshme ndryshimet kushtetuese e brenda tyre te hartohet Kodi mjere kalamajt e politikaneve te djathte se do ta vuajne diktatin e komunistit Edvin, me falni Ed rama... se ne te tjeret do çajme ferren

Osumi31/07/2020 11:26

Mezi e thane dhe keta te PPE ate qe duhet. Pra u takon partive dhe shqiptareve te mbrojne demokracine. Tani Luli dhe Mona tu japin drejtim puneve.

Shto koment

Denonco