Përgjimet e reja me `Niçen` e Vangjush Dakos: E hudha votën e plakut që o në Itali…

Përgjimet e reja me `Niçen` e Vangjush Dakos: E hudha votën e plakut që o në Itali…

10:46, 31/07/2020
A+ Aa A-

Pas skandalit të SPAK, i cili më në fund veproi duke `arrestuar` edhe 2 komisionierë të vdekur për atë pjesë të dosjes `339` që përmban vjedhjen dhe manipulin e zgjedhjeve të vitit 2017 veçanërisht në zonën e Durrësit dhe Shijakut, janë zbardhur edhe përgjime të tjera.

Altin Avdyli ose i shumë-njohuri si “Niçja”, eksponent i një prej organizatave më të mëdha kriminale në atë zonë i cili nga përgjimet del si mik dhe bashkëpunëtor me ish-kryebashkiakun socialist të Durrësit Vangjush Dako është kapur duke biseduar me qytetarë të ndryshëm për manipulimin dhe blerjen e votave.

Përgjimet telefonike kanë nxjerrë zbuluar faktin se në disa qendra votimi të Shijakut në vitin 2017 ishte votuar për persona që nuk ishin në Shqipëri ditën e zgjedhjeve.

Sipas një fashikulli të dosjes voluminoze `339`,  protagonist në datën 25 qershor 2017, Niçja flet me një person me emrin Shpëtim, që sipas prokurorisë ditën e zgjedhjeve ka votuar për babanë e tij në Itali.

Shpëtim M.: O Niçe.

Niçja: Hë Timo. 

Shpëtim M.: Ktu o vlla jom, ktu jom mos ki merak fare, këtu jemi.

Niçja: Po si do dalim atje mo ja q… m…

Shpëtim M.: Kismet zotit se nuk dalim me humbje shumë jo. Do fitojmë ma merr mendja, do fitojmë. E hudha votën e plakut që o në Itali. Këta gjaku im e miqtë e mi ça janë gjithë këta.

Niçja: Aman o Tim, shife vetë aman.

Shpëtim M.: Iktu është vllai jot, vetëm ujë kena pi, këtu do rrimë deri, a kupton.

Në një tjetër bisedë, Niçja komunikon me një tjetër person, ku flitet për shpërndarje parash.

Niçja: Hë Llan, ku je?

Artan Xh.: O Niçe, këta këtu në Radë janë tu u tall me robt.

Niçja: Kush?

Artan Xh.: Këta kanë marrë lekët e japin nga një pesëdhjetëshe dhe justifikojnë veten… jo vëzhguesit e gjona.

Niçja: Hajde se e rregulloj unë tashi.

Artan Xh.: Jo o burrë, se o gjynof.

Sipas prokurorëve të SPAK, komisionerët e tre qendrave të votimit në Shetel dhe Rubjek në Shijak me dijeni të plotë kanë lejuar votimin nga persona të tjerë për 52 persona që ditën e zgjedhjeve nuk ndodheshin në Shqipëri.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco