Basha uron shqiptarët: Zoti u lehtësoftë ditët e vështira e u ndriçoftë të ardhmen

Basha uron shqiptarët: Zoti u lehtësoftë ditët e vështira e u ndriçoftë të ardhmen

22:27, 30/07/2020
A+ Aa A-

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë, për Kurban Bajramin.

Mesazhi i kreut të PD, Lulzim Basha:

Të dashur besimtarë myslimanë,

Gëzuar Kurban Bajramin, këtë kremtim të sakrificës dhe besimit në Zot!

‘Zoti na ka bërë sprovë për njeri tjetrin’- thotë Libri i Shenjtë, ndaj si në këtë ditë, çdo ditë duhet të kujtojmë se është sakrifica jonë, është vullneti i mirë, janë aktet të nisura jo me qëllim përfitimi personal, por për të bërë vepra të mira për familjen, për shoqërinë e në veçanti për ata që janë më në nevojë, ato qe na lartësojne para Zotit dhe para njëri tjetrit.

Fatkeqësisht ky Kurban Bajram e gjen vendin tonë mes krizës shëndetësore dhe asaj ekonomike.

Pandemia ka shkaktuar viktima dhe shumë qytetarë po trajtohen në spitale ndërsa varfëria ka pllakosur mijëra familje e papunësia po rritet.

Le të gjejmë së bashku forcën dhe kurajon sot tek Mesazhi i Kurban Bajramit që dëshmon se nuk ka sprovë që nuk kalohet me besim tek Zoti, e duke u mbështetur tek njëri tjetri.

Gëzuar Kurban Bajramin!

Zoti qoftë pranë shqiptarëve, u lehtësoftë ditët e vështira e u ndriçoftë të ardhmen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fifi31/07/2020 07:05

Legen syri, qe nuk publikon komentet. Plehra média tradhetare. Brinjare.

Black Jack 31/07/2020 05:00

Bo ca hipokrizi. I rruhet Bashes per miletin. Basha milioner, i ha rrocka shume . O tqifsha Bashen bashke me you gazete bythqirash

Shto koment

Denonco