‘Rama nuk e preu në besë Bashën sepse është i pabesë’/ Rakipi: E ka kthyer Kushtetutën në paçavure

‘Rama nuk e preu në besë Bashën sepse është i pabesë’/ Rakipi: E ka kthyer Kushtetutën në paçavure

22:00, 30/07/2020
A+ Aa A-

Gazetari Ylli Rakipi ka komentuar ndryshimet Kushtetuese të njëanshme që mazhoranca kaloi në parlament ditën e sotme dhe prishjen e konsensusit të arritur mes palëve në Këshillin Politik.

I ftuar në emisionin “Në fokus” në Tv T, gazetari Rakipi tha se Edi Rama nuk e ka prerë në besë Lulzim Bashën dhe opozitën, sepse ai “është një njeri i pabesë”, ndaj nuk ka asnjë lidhje me këtë parim.

Në lidhje me ndryshimet kushtetuese, gazetari i sheh si një përpjekje të Ramës për të fituar sërish pushtetin me makinacione.

Gjithashtu Rakipi tha se Rama aktroi dhe bëri sikur sulmoi ambasadorët në fjalimin e tij në Kuvend, duke deklaruar se Shqipëria është vend sovran.

“Rama e ka qeverisur Shqipërine për dy mandate dhe nuk mund ta ndihmojë dot këtë vend në mënyrë absolute. Ai ka ndërtuar vetëm fasada dhe nuk ka bërë asgjë të mirë për këtë vend, ndaj nëpërmjet kalkulime dhe ndryshimeve të Kushtetutës të cilën e ka kthyer në paçavure, kërkon një mandate tjetër, me një lojë në tryezë, ku ai nuk merr dot votat e nevojshme për të qeverisur shqiptarët, sepse nuk ka çfarë të qeverisë. E ka lënë vendin l?kurìq dhe tani kërkon nëpërmjet kalkulimeve të rimarrë për herë të tretë pushtetin.

Opozita ka katër vjet që kryen një proces ku god?t vetëveten. Aksionet politike të opozitës, janë të tilla, që i kanë dhënë mundësi Edi Ramës të bëjë çfarë të dojë. Pa këtë opozitë, Rama nuk i arrinte dot, shumë prej gjërave që po bën.

Rama nuk e ka prerë opozitën në besë, sepse Edi Rama nuk ka besë, është i pabesë! Nëse i kërkon besë Luli Basha, Edi Ramës, domethënë nuk është në rregull Basha, sepse i pabesi nuk ka lidhje me besën.

Në Këshillin Politik Bashës i kanë hedhur një kockë bashkë me ndërkombëtarët, që të dukej sikur po lëshohej diçka.

Po ta vini re, Edi Rama nuk e ka problemin vetëm tek Lulzim Basha. Sa herë ka një problem të komplikuar dhe Rama kërkon të zgjidhë diçka në favorin e tij, sulmon indirekt Sali Berishën, duke sulmuar djalin e tij. Ai del në plan të parë, sa herë që Edi Rama dhe mazhoranca ka për të zgjidhur një problem të vështirë. Pra, i bie derës, që të dëgjojë penxherja. Shantazhi është një nga elementët.

Edi Rama sot bënte sikur i ka kundër ambasadorët, tha jemi vend sovran dhe marrim vendime vetë me Myslimin dhe Rudinën. Nuk jam naiv ta besoj këtë gjë, siç bënin disa portale të opozitës sot, sikur Rama ka sulmuar ambasadorët.“, tha Rakipi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco