Bejtja: Rama do i shkojë në fund! Bylykbashi: ‘5 qershori’ parashikon koalicionet

Bejtja: Rama do i shkojë në fund! Bylykbashi: ‘5 qershori’ parashikon koalicionet

21:43, 30/07/2020
A+ Aa A-

Drejtori i SYRI TV, Andi Bejtja deklaroi në emisionin Çim Peka LIVE se Edi Rama do i shkojë deri në fund asaj që ka nisur.

Sipas tij, Rama nuk do të tërhiqet.

Megjithatë, Bejtja theksoi se pavarësisht se Rama e ka skemë për të fituar, do të humbasë.

Duke pyetur ish-deputetin Oerd Bylykbashi për hapat e opozitës, ai mori përgjigje se ‘opozita do e rikonceptojë të gjithë strategjinë’.

Bylykbashi përmendi edhe përplasjen e fortë, por deklaroi se qëllimi i opozitës është të hyjë në zgjedhje për të fituar.

“5 qershori përfshin dy nenet që rregullojnë koalicionet. Ambasadorët konfirmuan se i qendrojnë 5 qershorit. Aty përfshihen rregullat për koalicionet. Edhe ndryshimi në Kushtetutë nuk ndikon,” tha ai, duke shtuar se ka rënë ‘14 janari, nuk ka rënë 5 qershori’.

Analisti Armand Shkullaku tha se Rama do e prishë edhe Këshillin Politik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco