Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Bardhi pas takimit me ambasadorët: Nenet e 5 Qershorit për koalicionet parazgjedhore, nuk preken

Bardhi pas takimit me ambasadorët: Nenet e 5 Qershorit për koalicionet parazgjedhore, nuk preken

20:27, 30/07/2020
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar me dy mesazhe në Twitter lidhur mbi aktin e ndërrmarrë nga Rama sot ku miratoi ndryshimet kushtetuese pa konsensusin e opozitës.

"Për PD: Nenet e 5 Qershorit për koalicionet parazgjedhore të paprekshme. Nesër qendrimi i opozitës për Këshillin Politik dhe hapjen 100% të listave," shkruan Bardhi.

Ndërsa në mesazhin e dytë, Bardhi ka publikuar edhe nenet e miratuara të marrëveshjes së 5 qershorit.

‘Këto janë nenet e miratuara të Marrëveshjes së 5 Qershorit, që rregullojnë formulën e koalicioneve parazgjedhore me listë të veçantë të partive dhe formulën e ndarjes së mandateve. Këto nuk rihapen dhe janë të paprekshme!

Nesër qëndrimi zyrtar i PD dhe Opozitës së Bashkuar për vijimin e punës në Këshillin Politik për hapjen 100 % të listave të kandidatëve.’

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco