Rama kërkon rihapjen e 5 qershorit, Bardhi: Nuk mund të ndryshohet, ne i qëndrojmë firmës tonë

Rama kërkon rihapjen e 5 qershorit, Bardhi: Nuk mund të ndryshohet, ne i qëndrojmë firmës tonë

13:48, 20/07/2020
A+ Aa A-

Edi Rama kërkon në Këshillin Politik rihapjen e marrëveshjes së 5 qershorit të arritur me dakordësinë e SHBA-BE, për të plotësuar dëshirat e tij elektorale.

Burime nga mbledhja e Këshillit Politik kanë bërë të ditur, se opozita e Bashkuar ka dalë kundër kësaj kërkese të Ramës.

Sipas Gazment Bardhit, kjo marrëveshje nuk mund të rishihet apo rishkruhet asnjë fjalë ndryshe nga ajo që palët kanë dakordësuar dhe nënshkruar bashkërisht.

‘Kuptuam nga diskutimi i Kryetarit të Partisë Socialiste që qëllimi është të rihapim edhe njëherë diskutimin për përmbajtjen e marrëveshjes së 5 Qershorit dhe të bëjnë ndryshime të saj.

Drafti i marrëveshjes së 5 Qershorit është produkt i një pune të përbashkët 6 mujore, është miratuar dhe nënshkruar me konsensusin e të gjitha palëve, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.

Ne i qëndrojmë firmës sonë dhe deklarojmë që nuk mund të rishihet apo rishkruhet asnjë fjalë ndryshe nga ajo që palët kanë dakordësuar dhe nënshkruar bashkërisht.

Çështjet që ju shtruat bien në kundërshtim dhe ndryshojnë Marrëveshjen e 5 Qershorit dhe prishin dakordësinë që ne kemi arritur aty. (nenet 19 dhe 36 të draftit të nënshtruar në zbatim të marrëveshjes së 5 Qershorit).

Gjithashtu, në mbledhjet e Këshillit Politik, por edhe gjatë diskutimeve në Rezidencën e Ambasadores së SHBA-së, përfaqësuesi zyrtar i Partisë Socialiste nuk ka dhënë konsensusin për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe ka dakordësuar se kjo çështje nuk mund të diskutohet tani, por në një fazë më të vonshme.

Ky fakt konfirmohet edhe nga përmbajtja e marrëveshjes së 5 Qershorit, ku specifikohet në shënimin nr. 2 që ‘nuk ka konsensus për ndryshimin e sistemit’. Sipas pikës 12 të marrëveshjes së firmosur më 5 Qershor ‘12. Hyrja në fuqi’: ‘ky shënim është i zbatueshëm për zgjedhjet e rradhës’, mësohet se ka deklaruar Gazment Bardhi në fjalën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

kadri hasbiu20/07/2020 16:47

po myslimja nga demokrat i flakte na doli rilindas apo demut si puna meces qe del neper studio tani dhe thot qe rilindja me ne krye edvin mostren jane fanar ndricues per gjith boten ptuuuu rrac e poshter qe spo e leni shqiprin te ngrej kok

Emigranti20/07/2020 14:32

Ky esht kryetari i sektit te rilindjes, nuk i qendron asnje marveshje te drej, dote jet fatale per PD ne rast se bie pre e provokimit te rilindjes ato e kerkojn fitoren ne tavolin se per popullin rilindja nuk fiton kurr

Shto koment

Denonco