Jorida Tabaku nxjerr VIDEO-n: Ja si gënjeu Rama me rritjen e pagave

Jorida Tabaku nxjerr VIDEO-n: Ja si gënjeu Rama me rritjen e pagave

21:28, 19/07/2020
A+ Aa A-

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka nxjerrë videon se si Edi Rama ka gënjyer me rritjen e pagave.

‘Edi Rama ka (keq)qeverisur duke u dhënë shqiptarëve lugën bosh.

Premtoi rritje pagash, por sot Shqipëria është me pagat me të ulëta në rajon dhe me konsumin më të ulët në rajon.

Taksa progresive dhe korrupsioni dëmtoi rëndë punën!

Premtime elektorale dhe gënjeshtra, kaq është e gjithë qeverisja e Ramës!’, shkruan Jorida Tabaku në reagimin e saj të bërë në faqen e Facebook.

Faktet në video:

Premtimi i Ramës 2017: Para përfundimit të mandatit bëmë rritjen më të madhe të rrogave.

Realiteti: Në Shqipëri, paga për një të punësuar të çfarëdo sektori apo niveli është më e ulëta në rajon

Premtimi i Ramës 2017: Ne, në mandatin që vjen do t'i rrisim rrogat me 40 %.

Realiteti: Paga mesatare në Shqipëri për vitin 2019 ishte 420 euro, që është të paktën 30 % më e ulët se të gjitha  vendet e tjera të rajonit. Ndërsa prej vitesh, rritja e  pagës nuk është prioritet prej qeverisë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shqiptari19/07/2020 22:01

OK ME TE GJITHA DENONCIMET E MASKARALLEQEVE, HAJDUTLLEQEVE, POSHTERSIRAVE DHE MASHTRIMEVE TE STRAPIT TE SURRELIT!! PO PRESIM QE T'JU SHOHIM NESER NE PUSHTET! MORTJA E HENGERT PD DHE OPOZITEN NESE NUK E BEN SHQIPERINE QE TE MOS NGELET ME ASNJE KEMBE TERRORISTI KOMUNIST DHE NARKO-RILINDASI KRIMINEL DHE BASHKEPUNETORET E TYRE PA U BURGOSUR, PA U SEKUESTRUAR PRONAT DHE TE GJITHA PASURITE E PALUAJTSHME DHE TE LUAJTSHME TE VJEDHURA NE SHQIPERI!!! PO NUK E BERI, PAS 4 VITESH ATA DO TE VIJNE PERSERI NE PUSHTET ME TE EGER, ME TE PAMESHIRSHEM DHE ME TE PUSHTETSHEM!!! JO HAKMARRJE POR DREJTESI DHE VETEM DREJTESI! NESE PD DHE OPOZITA E BASHKUAR E BEJNE KETE, ATEHERE I KANE TE GARANTUARA 3 APO 4 MANDATE NE PUSHTET!!!

Shto koment

Denonco