Bylykbashi për SYRI TV: Rama po prish bazamentin e lojës

Bylykbashi për SYRI TV: Rama po prish bazamentin e lojës

19:30, 16/07/2020
A+ Aa A-

I ftuari i Juli Krisafit në edicionin e orës 19:00 në SYRI TV ishte Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik. Ai tha se kryeministri Edi Rama po prish marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik.

“Paktet zbatohen, nuk diskutohen,” tha Bylykbashi.

Sipas tij, “amendamentet kushtetuese janë të shkruara të gjitha nga Edi Rama”.

Bylykbashi tha se PS nuk ka ngritur pretendime për koalicionet gjatë diskutimeve në Këshillin politik.

“Teksti i marrëveshjes ka një pikë ku thuhet se nuk pati konsensus për ndryshimin e sistemit. Sistemet nuk modifikohen, përndryshe bastardizohen dhe prodhon deformime të rënda politike. Gjiknuri nuk pati debat për këtë, ishte dakord që të riformuloheshin diskutimet për koalicionet në funksion të marrëveshjes,” tha ai.

“Me këto ndryshime jo vetëm do përkeqësohet procesi, por duhet të rishkruajmë edhe njëherë deri në 40 përqind të atyre që kemi pranuar,” tha Bylykbashi, duke theksuar se “Rama synon të prishë rregullat e lojës”.

Sa u përket koalicioneve, duke iu referuar komenteve të Ramës, Bylykbashi tha se “modeli i koalicioneve që kemi sot ka 17 vjet traditë, i marrë si model nga italianët”.

“Rama kërkon të bëjë listën e hapur, ku partitë ulen dhe kërkojnë sa u takon nëpër lista. Rama po prish bazamentin e lojës. Propozimi i Ramës pretendon për rajone, por ne në Kushtetutë nuk kemi rajone. Aq më tepër që kjo shkon sipas modelit të PS që ka një ndarje në katër rajone”.

“Kjo krizë e ka lënë të paplotësuar Reformën Zgjedhore. Opozita e ka bërë të qartë pozicionin e saj dhe e ka cilësuar shkatërrim të marrëveshjes,” tha Bylykbashi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco