Pikat kyçe/ Ku bllofon Rama me prishjen e marrëveshjes

Pikat kyçe/ Ku bllofon Rama me prishjen e marrëveshjes

19:10, 16/07/2020
A+ Aa A-

Rama po përpiqet t'i trajtojë si budallej edhe opionionin shqiptar, edhe faktorët ndërkombëtarë duke u përbetuar në çdo vend se shumica e tij parlamentare do ta votojë të plotë dhe pa i prekur asgjë marrëveshjen për reforman elektorale që u nënshkrua me garancinë e diplomatëve të huaj në 5 qershor.

I vënë me shpatulla për muri për faktin se BE kërkon që ndryshimet të jenë konsensuale, përndryshe pezullojnë fillimin e negociatave, i kapur mat nga qëndrimet e forta të Gjermanisë, i zënë me preshë në duar sepse PS ka firmosur se kjo marrëveshje nuk ndryshohet në mënyrë të njëanshme, kryeministri përsërit në mënyrë të gënjeshtërt se do ta votojë të plotë atë.

Por, projekti i ndryshimeve kushtetuese që Rama ka ndërrmarrë me kllounët e opozitës së re gjoja për të hapur listat, por në fakt për të penguar futjen në koalicion të kundërshtarëve të tij, e hedh në erë paktin e firmosur mes opozitës dhe qeverisë.

Përmes një konference për shtyp, numri dy i selisë blu, Gazmend Bardhi, ka treguar pikat konkrete ku ajo që po planifikon Rama, prish marrëveshjen konsensuale që u arrit pas tryezës së gjatë të Këshillit Politik.

Drafti i dale prej saj, jo vetëm i parashikon koalicionet, por ai ka të ingranuara edhe ato koalicione ku secila parti merr pjesë me listën e saj. Pikërisht në nenet 19 dhe 36 (shiko tabelën poshtë) të marrëveshjes së arritur me mbështetjen ndërkombëtare dhe të përshëndetur prej tyre del e qartë se Socialistët kanë pranuar të garojnë me koalicione dhe me lista shumë partiake.

“Pra, faktet tregojnë se Edi Rama ka rënë dakord dhe Partia Socialiste ka firmosur më 5 Qershor, që jo vetëm të vazhdohet me koalicionet parazgjedhore, por gjithashtu që një parti politike, pjesë e një koalicioni parazgjedhor, të paraqesë listën e vet të veçantë”, tha në konferencën për shtyp Bardhi.

Por, historia nuk përfundon këtu. Shkelja tjetër që bën Edi Rama kur thotë se ai do të votojë të plotë marrëveshjen, por se askush nuk e pengon PS-së të shtojë përterj saj gjëra që i do shumica e shqiptarëve, është se ai ka firmosur me PD-në se nuk do të bëjë ndryshime pa konsensusin e atyre me të cilët ra dakord në tryezë. Mirëpo duke penguar koalicionet mes partive ai së paku duhet të rishkruajë nenet 19 dhe 36 të dakordësisë së 5 qershorit, pra e prek atë pakt të cilin edhe sot e kësaj dite betohet se do ta votojë të pandryshuar./Lapsi.al

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco