Deklarata ‘bombë’ e Parlamentit Europian: Të majtë dhe të djathtë kundër Ramës

Deklarata ‘bombë’ e Parlamentit Europian: Të majtë dhe të djathtë kundër Ramës

18:57, 16/07/2020
A+ Aa A-

Fillimisht nisi me ‘bombën’ gjermane. Më pas vijuan ‘shuplakat’ e Brukselit për Edi Ramën.

Kryeministri shqiptar është kryqëzuar nga Bashkimi Europian për vendimin e tij që të ndryshojë Kushtetutën për të bllokuar koalicionet zgjedhore.

Një ditë pasi ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca u shpreh se Marrëveshja e 5 qershorit duhet të miratohet sa më shpejt nga parlamenti dhe se çdo ndryshim tjetër duhet të diskutohet me të njejtën frymë gjithëpërfshirëse, të enjten për këtë çështje foli dhe zëdhënësja e Komisionit europian, Ana Pisonero.

“Është themelore që marrëveshja e 5 qershorit për reformën zgjedhore të ruhet, duke parë nevojën e përmbushjes së rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, një kusht i vendosur nga Këshilli Europian, përpara konferencës së parë ndërqeveritare. Ndryshimet e tjera të mundshme nuk duhet të vënë në rrezik këtë objektiv parësor”, shkroi ajo në një postim në Twitter.

Por deklarata ‘bombë’ erdhi më vonë nga Parlamenti Europian.

Tre eurodeputetë kryesorë dolën me një qëndrim të fortë, duke paralajmëruar se miratimi i ndryshimeve do të bllokojë integrimin.

Tre deputetë me peshë sa i përket Shqipërisë në Parlamentin Europian, Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme David McAllister, Raportuesi i përhershëm për Shqipërinë Isabel Santos dhe Kryetari i Delegacionit të Parlamentit për Shqipërinë Manolis Kefalogiannis, kërkuan përmes një deklarate që “parlamenti i Shqipërisë të miratojë me shpejtësi Marrëveshjen e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore”.

Ajo që bie në sy është se të tre janë përfaqësues të Partive Popullore Europiane dhe të Socialistëve Europianë. Të majtë dhe të djathtë janë bërë bashkë në Parlamentin Europian për të dalë me këtë qëndrim kaq të fortë.

Reagime të tilla kaq të ashpra nuk janë parë në politikën shqiptare, sidomos kur sheh se të gjithë janë në unison.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Populli17/07/2020 22:36

O Edi, o fishekore, Je menyra habitore..!

Shto koment

Denonco