Deklarata e fortë e eurodeputetëve: Miratoni marrëveshjen pa ndryshime, ose nuk ka negociata

Deklarata e fortë e eurodeputetëve: Miratoni marrëveshjen pa ndryshime, ose nuk ka negociata

17:39, 16/07/2020
A+ Aa A-

Shqipëria rrezikon shumë, paralajmërojnë Europarlamentarët kryesorë.

Në një deklaratë të përbashkët tre Europarlamentarët dërgojnë një mesazh të fortë: Nëse Shqipëria dëshiron të hapë negociatat, duhet të përmbushë angazhimet.

Deklarata e plote ne faqen e Parlamentit Europian:

Shqipëria rrezikon shumë, paralajmërojnë Europarlamentarë kryesorë. Në një deklaratë të përbashkët tre Europarlamentarët dërgojnë një mesazh të fortë: Nëse Shqipëria dëshiron të hapë negociatat, duhet të përmbushë angazhimet.

• Zbatimi i plotë i marrëveshjes së 5 qershorit për reformën zgjedhore, e cila është cilësuar  si shumë e nevojshme  për fillimin e negociatave

• Qeveria dhe opozita duhet të ruajnë konsensusin ndër-partiak

Në një deklaratë të përbashkët, tre eurodeputetët dhanë një mesazh të fortë: Nëse Shqipëria dëshiron të fillojë negociatat për pranimin në BE,  ajo duhet të zbatoj? angazhimet e saj.

Në një deklaratë të përbashkët, Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme David McAllister (PPE, Gjermani), Raportuesi i përhershëm për Shqipërinë Isabel Santos (Socialistët Europianë, Portugali) dhe Kryetari i Delegacionit të Parlamentit për Shqipërinë Manolis Kefalogiannis (PPE, Greqi) i kërkuan  Parlamentit  shqiptar të miratojë sa më shpejt Marrëveshjen e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore.

Ne presim që shumica parlamentare të miratojë ndryshimet e nevojshme pa dëmtuar konsensusin e arritur midis Qeverisë dhe Opozitës më 5 qershor. Çdo modifikim i Marrëveshjes pa arritur një konsensus me të gjitha partitë politike, mund të rrezikojë realizimin  e Konferencës së Parë për negociatat e anëtarësimit, dhe për rrjedhojë të ngadalësojë procesin e integrimit europian.

Çdo vend është i lirë të vendosë dhe përmirësojë sistemin e tij zgjedhor sipas kontekstit kombëtar dhe konsensusit. Sidoqoftë, praktikat më të mira ndërkombëtare rekomandojnë që çdo ndryshim në sistemin zgjedhor duhet të bëhet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente, duke filluar të paktën një vit para zgjedhjeve të ardhshme të planifikuara. Ne besojmë se Shqipëria do t'i respektojë këto rekomandime dhe do të punojë më tej drejt arritjes së rezultateve të qëndrueshme në fushat kryesore të reformës.

Parlamenti Evropian është i përkushtuar të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit evropian dhe është i gatshëm të punojë me Parlamentin shqiptar në lehtësimin e dialogut dhe ndërtimin e konsensusit mbi reformat thelbësore në fushat e demokracisë, sundimit të ligjit dhe përgjegjshmërisë (llogaridhënies) së institucioneve që janë të domosdoshme për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Historiku

Shqipëria paraqiti kërkesën për anëtarësim në  vitin 2009 dhe iu dha statusi i kandidatit në vitin 2014. Këshilli vendosi të hapë negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut më 25 mars 2020, pas propozimeve të Komisionit për një metodologji të rishikuar për zgjerimit.

Në qershor të vitit 2020, Komisioni paraqiti draft-projektin për bisedimet që, pasi të finalizohen, do të përdoren për të negociuar anëtarësimet në BE të dy vendeve të Ballkanit. Shtetet Anëtare të BE-së duhet të miratojnë këto dokumente dhe Presidenca e Këshillit do t'i paraqesë ato në fillimin e negociatave të pranimit. Publikimi i raporteve të zgjerimit të Komisionit Evropian për vitin 2020 është shtyrë deri në vjeshtë për shkak të pandemisë COVID-19.

Informacione të mëtejshme

Komisioni për Punë të Jashtme

Delegacioni i Parlamentit Evropian në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri (SAPC)

Snjezana KOBESCAK SMODIS

Zëdhënësi për shtyp

(+32) 2 28 32547 (BXL)

 (+33) 3 881 74007 (STR)

 (+32) 470 96 08 19

snjezana.kobescak@europarl.europa.eu

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gladiator.17/07/2020 03:39

Çdo popull meriton qeverine qe ka. Keta bastarde dhe hajdut politikan nuk na vijne nga ndonje planet tjeter,por jane sintez dhe misherim i popullit shqiptar. Jemi bere gazi i Europes. Turp...turp.

Gjushi16/07/2020 19:19

C'thote Naltmadheria dhe corapekuqi i Librazhdit per kete kercenim te Europarlamentareve.A e di Europa se Naltmadheria do zgjidhe konfliktin ruso-ukrainas,dhe s'po e lene rehat me keto deklarata.Ky eshte Ai tipi per te cilin i madhi Dritero ka shkruajtir: Ne vendin tim,ne vendin tend NJE I CMENDUR te gjithe i cmend. Urime populli injorant dhe dele i Albanistanit.

Shto koment

Denonco