Borrell: Presim normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

Borrell: Presim normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

17:06, 16/07/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme është zhvilluar në Bruksel takimi i shumëpritur mes Kosovës dhe Serbisë.

I pranishëm në këtë takim, Përfaqësuesi i Lartë i BE Josep Borrell është shprehur se ndjehet shumë i lumtur që pas 4 ditësh zhvillohet takimi i nivelit të lartë për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Në fjalën e tij, Borrell thekson se takimi i së dielës ishte i pari pas një pushimi 20 mujor dhe është I lumtur që sheh se Bashkimi Evropian është sërisht në sediljen e shoferit të procesit dhe pret një dialog konstruktiv për elementin e parë të bisedimeve që do të shërbejnë në një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Jam shumë i lumtur t’ju njoftojë se vetëm pas 4 ditësh, zhvillohet takimi jonë i nivelit të lartë për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Takimi i së dielës ishte i pari pas një pushimi 20 mujor. Një kohë e gjatë.

Ndaj jam I lumtur të shoh se Bashkimi Evropian është sërisht në sediljen e shoferit të procesit. Presidenti I Serbisë dhe Kryeministri I Kosovës janë sot me ne këtu për takimin e parë ballë për ballë dhe me takimin e dytë brenda një jave, dy udhëheqësit treguan përkushtimin e tyre të mëtejshëm për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Dhe këtë dua ta mirëpres shumë. Sot pres një dialog konstruktiv për elementin e parë të bisedimeve tona që do të shërbejnë në një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Inkurajojë të dyja palët që të kenë një qasje në bisedimet e sotme, me shpirtin e kompromistit dhe pragmatizmit, me të ardhmen evropiane për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë në mendjen e tyre”, ka thënë Josep Borrell.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco