‘Palët të detyruara’/ PD: Çdo shtesë përtej 5 qershorit, vetëm përmes Këshillit Politik ...

‘Palët të detyruara’/ PD: Çdo shtesë përtej 5 qershorit, vetëm përmes Këshillit Politik ...

16:48, 16/07/2020
A+ Aa A-

Partia Demokratike është fokusuar këto ditë për të treguar se veprimet e njëanshme të kryeministrit Edi Rama për ndryshimin e Kushtetutës e zhbëjnë marrëveshjen e 5 Qershorit.

Për këtë paraqiten 2 nene të draftit të dakordësuar, që referojnë veprimin e partive në koalicione parazgjedhore me lista të veçanta.

Por, qëndrimi i opozitës, ka edhe një pjesë tjetër shumë të rëndësishme, gatishmërinë e opozitës për t’u ulur sërish në tryezën e Këshillit Politik për të diskutuar çdo çështje që nuk është e përfshirë në Marrëveshjen e 5 Qershorit.

‘Nëse Partia Socialiste është vërtet e interesuar për të rihapur diskutimin për çështje të tjera në lidhje me reformën zgjedhore, ajo është e obliguar nga Marrëveshja e 14 Janarit dhe nga Marrëveshja e 5 Qershorit t’i parashtrojë ato për diskutime dhe vendimmarrje konsensuale në Këshillin Politik. Çdo diskutim i tillë, sipas Marrëveshjes, NUK mund të vonojë apo pengojë kodifikimin e Marrëveshjes së 5 Qershorit.’- theksohet në deklaratën e sotme të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazment Bardhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco