Meta i përgjigjet Ramës: Pse ke kaq frikë nga populli?!

Meta i përgjigjet Ramës: Pse ke kaq frikë nga populli?!

14:30, 16/07/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta i ka kthyer përgjigje menjehërë kryeministrit Edi Rama, i cili e hodhi poshtë me vendosmëri idenë e Presidentit që ndryshimet kushtetuese që kërkon, t’i bëjë me anë të referendumit popullor, jo nëpërmjet një parlamenti me deputetë ilegjitimë.

“Pse kaq frikë nga populli? Në Shqipëri kanë ndodhur dy referendume dhe në të dyja herët ka fituar populli. Padyshim edhe referendumin e tretë do ta fitojë populli, sepse në Republikën e Shqipërisë, sovraniteti i përket popullit dhe vetëm atij. Mos kini frikë nga populli!" Kjo qe replika e shpejtë e Ilir Metës, nëpërmjet zëdhënësit të presidencës,  kthyer flakë për flakë Kryeministrit pas konferencës për shtyp që dha në mesditë.

Image

Replika erdhi pasi Rama reagoi në Twitter ndaj idesë së Metës dhe kritikave të ashpra, me këto fjalë:

Ilir Meta thotë se ndryshimi i sistemit, heqja e koalicioneve, hapja e listave bëhen vetëm me referendum! Askund nuk bëhet referendum për këto çështje. Ndërsa këtu as sistemi s'do të ndryshojë, as koalicionet s'do të ndalohen, po listat do të hapen nga Kuvendi i Shqipërisë me ligj, me zakon e me karton!

Sa për modelin lindor, modeli i koalicionit që kemi s'është as perëndimor, as jugor, as verior dhe prandaj nuk gjendet askund në lindje a në perëndim! Modeli i ri do të jetë gjerman e plotësisht europian, koalicion tamam, me zë, figura e program, jo kosh karavidhesh pa din as iman!" përfundoi Kryeministri.

Propozimi i Presidentit në konferencën e shtypit:

"Është momenti që i ftoj të gjithë t’i thërrasin mendjes. Këtë Kushtetute e ka votuar populli shqiptar dhe e ka vendosur populli shqiptar. Duan kualicone?! Le ta vendosin me referendum. Populli le ta vendosë.    

Sovraniteti i përket popullit dhe këtë e ka vendosur ai, e keni në pikën 26 të Kushtetutës. E ka vendosur me referendum pas konsultimeve. Këto janë esenciale për demokracinë dhe ne nuk do të zgjedhim asnjë model lindor.

Tashmë e kemi rrugën të përcaktuar, na mori njëhërë në qafë Jalta, po tani jemi anëtarë të NATO dhe synojmë BE-në.

Çdo çështje thelbësore që ka të bëjë me sistemin patjetër duhet të shkojë tek populli. Edhe për listat e hapura, edhe për koalicionet. Edhe unë si president jam për të dyja. Kjo është thelbësore për demokracinë shtetin e së drejtës dhe legjitimitetin."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco