Rama, mesazh ndërkombëtarëve: Jemi vend sovran, do votoj ndryshimet

Rama, mesazh ndërkombëtarëve: Jemi vend sovran, do votoj ndryshimet

13:22, 16/07/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama tha se është hera e fundit që dialogu politik do të bëhet në zyrat e ambasadave të huaja.

Ai u dërgoi edhe një mesazh ndërkombëtarëve duke theksuar se 'në Kuvendin shqiptar, që është sovran, do të votohet hapja e listave'.

“Ndaj nga kjo foltore dua t'u them të gjithëve miqtve tanë ndërkombëtare, këtu në Shqipëri, në Tiranë, që nga përfaqësuesja e nderuar e SHBA që u vu në dispozicion me shumë bujari dhe me shumë durim në një proces të cështirë, hapi edhe derën e shtëpisë së saj meqë parlaamenti ishte godinë e papranueshme për Lulzim Bashën e ata që e braktisën, përfaqësuesin e nderuar të BE, të Britanisë, së Madhe që edhe personalisht e lehtësuan komunikimin në episodin e fundit, më dëgjoni me vëmendje të fundit: për sa kohë unë do jem kryetar i PS, nuk do bëhet dialog shqip me përkthim dhe nëpër ambasada të huaja. Ashtu sikundër i falendëroj të gjithë dhe zotin David Wadephul që kemi komunikim të vazhdueshëm e të hapur, është shumë më tepër mik me Bashën se sa me mua, por nuk jam xheloz për Lulin, me mjafton që është mik edhe me mua, dua t'u them që Parlamenti i Shqipërisë është sovran e do vendoset siç mendojnë përfaqësuesit e popullit shqiptar këtu në këtë sallë".

Në seancën e sotme në Kuvend, kryeministri Rama tha edhe njëherë se marrëveshja e 5 qershorit, e arritur me opozitën jashtë parlamentit për ndryshimet në kodin zgjedhor, nuk do të preket në asnjë pikë të saj.

“Marrëveshja e 5 qershorit nuk preket në asnjë pikë të sajën. Mua marrëveshja e 5 qershorit nuk më pëlqen. Për mua, në atë marrëveshje ka një problem të madh, pasi nuk kemi arritur të adresojmë rekomandimin kryesor të OSBE\ODIHR, që është depolitizimi i administratës zgjedhore. Ne kemi qenë në vijueshmëri këmbëngulës dhe madje kemi thënë se ne do ta bëjmë depolitizimin do apo nuk do PD, por ajo që e dallon sistemin demokratik dhe bashkëjetesën pluraliste nga një sistem kur vendos vetëm një partie, duhet edhe të tërhiqesh dhe të pranosh çka nuk të pëlqen për hir të një interesi më të madh".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gashi17/07/2020 06:49

Dasht zoti dhe Rama mbetet ende ne pushte,eshte perfaqesuesi me dinitoze,fat qe e kemi.Kuptohet ata qe e kritikojn jan ata qe kan humbur benefitet e tyre dhe nuk kan shans te kthehen ne pushtet dhe plus kan frike nga drejtesia.A ka me te kurruptuar se Ilir Meta qe leh per cdo dite gjoja lufton per dhe kushteteshmeri.

Bobi16/07/2020 17:05

Rama esht : Burre shteti. Esht presenta dhe e ardhmja e ballkanit perendimor. U deshin jna 10 te tille ne timonin e asaj qe quhet Europa. Pershendetje dhe pun te mbare Kryeministrit Edi RAMA

Alfons Malo16/07/2020 13:40

Mos luaj me me zjarrin zoti rama!deri dje nuk lene gje pa i lavderuar te huajt ,ambasden amerikane e ambasdoren e BE se,Tani qe te shkelen pak ne kallo, del e ciceron si gjeli ne maj te plehut.Mos u merzit se nuk te bie me radha ty te jesh kryetar i PS se e ke dhier fare dhe merr panbdoflat djhe ik ne france ,hiq edhe poturet e breket e dil ne plazhe me paretparet qe ke vjedhur ,dhe deri sa te dale tymi atyre dmth te zbulohen bankat ofshore ,se e dine te gjithe bizneset se sa euro te kane dhene per leje ndertim ,por kur te biesh nga kali,nuk do te mbajne me sekrete,do i denonocojne.Keshtu qe mos prit te jesh me ne PS

Shto koment

Denonco