OSBE e Ramës, një katastrofë/ Asgjë për pandeminë dhe demokracinë

OSBE e Ramës, një katastrofë/ Asgjë për pandeminë dhe demokracinë

11:52, 16/07/2020
A+ Aa A-

Një propozim vizionar i Partisë Demokratike bëri që Shqipëria të shënonte një tjetër arritje spektakolare në plan ndërkombëtar. Sivjet ajo mori drejtimin e OSBE. Sigurisht demokratët nuk janë në pushtet dhe as nuk e kishin menduar se Shqipëria do ishte ‘paciente’ e OSBE akoma.

Por kryeministri Edi Rama pati mundësinë që të shfrytëzonte këtë situatë në të mirë të emrit të Shqipërisë.

Më shumë se gjysmë viti ka kaluar dhe situata është katastrofike. OSBE është zhytur në krizën e saj më të thellë. Ajo nuk po zgjedh dot drejtuesit e saj.

Ndërkohë siç thekson gazeta zvicerane, Tagblatt, kjo ka bërë që të lihen pas dore gjërat e rëndësishme.

Për shembull, bota po përjeton pandeminë e koronavirusit, një ngjarje që vjen njëherë në shekull, por OSBE as nuk është pozicionuar për krizën e koronës. Gazeta shkruan se nuk ka asnjë strategji se si do përballohen krizat e sigurisë që do provokojë pandemia.

Një paketë sigurie pritej për rajonet e nxehta si Ukraina, Nagorni-Karabak, Transnistria apo Gjeorgjia. Ndërkohë duhej reaguar për zhvillime të tjera si korrupsioni, demokracia, zgjedhjet dhe trafiku njerëzor.

Mirëpo Shqipëria është vetë në mesin e një krize, pasi drejtuesi i OSBE kërkon të bëhet i pari lider në Europë që ndryshon vetë Kushtetutën në kushte pandemie dhe online.

Siç shkruante revista më e madhe evropiane, Spiegel, në vend që të drejtojë OSBE-në, Shqipëria ka nevojë për ilaçet e saj. Koha po e provon se jo vetëm nuk po e drejton, por po e çon drejt rrënimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari16/07/2020 12:29

PO JA, EVROPA DHE VENDET ANTARE TE OSBE LE TË ZBATOJNË STRATEGJINË QË NDOQI STARAPI NGA SURRELI DHE TE ZBATUAR ME PERPIKMËRI USHTARËSH KOREANO-VERJOR, NGA STRUKTURAT E POSAÇME AD-HOK TE NGRITURA NGA FACEBOOK-U I HALESË SË SURRELIT DHE NGA BUSHTRAT E ZAGARËT E PAAFTË, PA PERSONALITET DHE PA DINJITET TË SHËNDETËSISË SË MJERUAR SHQIPTARE!! SUKSESET E QEVERISJES SË SATRAPIT TË SURRELIT DHE I MENAXHIMIT TË SITUATËS PARA-COVID-19, COVID-19 DHE POST-COVID-19, JANË TË PAPARA,PËR T'U MARRË SHEMBULL NGA E GJITHË DYNJAJA. SOT KEMI MË SHUMË VIKTIMA SE SA KISHIM NË KULMIN E SITUATËS SË PANDEMISË!!! O ZOT! NA RUAJ QË BOTA TË MOS MBETET NË DUART E KËTIJ IDIOTI, NARKOMANI, KLEPTOMANI DHE SKIZOFRENI TË SËMURË!!!! KUDO KU SHKELIN KËMBËT DHE PREKIN DUART I TIJ TË NDRYRA GJITHÇKA SHKATËRROHET, RRËNOHET DHE KALON NË KRIZË TË THELLË!!! KËTË PO E VUAJNË MBI KURRIZIN E TYRE TË KËRRUSUR NGA VUAJTJET TË GJITHË SHQIPTARËT!!!

Shto koment

Denonco