Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

Pipero: Të ndalohet publikimi i deklaratave që mohojnë se ka Covid-19

Pipero: Të ndalohet publikimi i deklaratave që mohojnë se ka Covid-19

20:51, 15/07/2020
A+ Aa A-

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, thotë se duhet ndaluar publikimi i deklaratave që mohojnë apo neglizhojnë rrezikun e koronavirusit. Në studion e emisionit “Në fokus”, në TvT, Pipero tha se deklarata të tilla krijojnë çoroditje, në një kohë kur virusi është i pranishëm dhe do të vijojë të mbetet i tillë.

“Shumë njerëz më pyesin a është e vërtetë, madje edhe njerëz të shkolluar. Duhet ta prekësh me dorë që ta besosh. Në Itali të thuash që nuk ka virus, është e dënueshme me ligj. Unë do t’u rekomandja qytetarëve, edhe atyr eme akses në media, të mos bëjnë deklarime të tilla që krijojnë coroditje. Situata është botërore. Njerëzit kanë nevojë për të vërtetën dhe për ndërgjegjësim. Virusi qarkullon dhe do të na shoqërojë për shumë kohë. Do të kishte sens që të ndalohej hedhja dhe publikimi i deklaratave të tilla që janë të dëmshme”, tha ai.

Pëllumb Pipero tha se nuk beson se do të ketë një valë të dytë të Covid-19. Në studion e emisionit “Në fokus”, në TvT, Pipero tha se virusi nuk i është bindur deri tani ligjësive të një virusi të zakonshëm respirator dhe ky është një tregues që nuk do të ketë valë të dytë në vjeshtë.

“Është e pamundur të bësh parashikime. Por unë nuk e besoj një valë të dytë. Ky lloj virusi nuk respekton të gjitha ligjet e një virusi respirator. Nëse do të kishim një valë të dytë, atëherë do të duhej të mos kishim fare transmetim tani që temperaturat janë të lartë. Edhe pse kolegët thonë se transmetimi ka rënë, por është shtuar ekspozimi. Duke mos respektuar këto ligjësi, nuk besoj në një valë të dytë”, tha ai.

Megjithatë, Pipero theksoi se Covid-19 do të vijojë të jetë aktiv për disa kohë.

“Besoj në një vazhdimësi të qarkullimit të virusit midis nesh dhe kudo në botë. Kështu do të vazhdojë, herë me ulje, herë me ngritje”, tha ai.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Leka 18/07/2020 06:30

Ky megafon i famëkeqit edvin rama flet sikur është autori i koronës. Asnjë mjek serioz nuk flet për të tjerët, sepse nuk është punë e tija

PATRIOTI DT 16 korrik 202016/07/2020 11:54

Po ju të gjithë paskeni qënë më të zgjuarit se doktor Pëllumb Pipero. Ajde injorantë ajde. Cilin doktor tjetër të rradhës do të sulmoni ,shani, baltosni..Në asnjë rast nuk e kemi parë Doktor Piperon të shpjerë "ujë në mullirin e Edi Ramës". Përveç këshillave shumë të vlefshme që ka dhënë për Koronavirusin.

Opionisti16/07/2020 09:02

Kujdes ngs kripi se kjo me keq de kovit parashikon vdekje

E VERTETA16/07/2020 01:23

1 pyetje kam une per ty pipero;a e keni izoluar ju virusin ne laborator qe ta studioni apo na tregoni perralla komunistesh computer generated images cgi.o ndyresire pse nuk i thua njerezve qe vodafone ka ndezur rrjetin 5g me 1 gigahertz? po kur ta ndezi me 60,70,80,90, apo 100 ggh sa njerez do te kene pjekje te mushkerive?pederast komunist e pedofil

Edi li-derri15/07/2020 23:49

Te publikohen me pare te dhenat per infektimet dhe vdekshmerine nga semundjet e tjera dhe te krahasohen me Koronavirusin. Pse kjo semundje qenka me e rezikshme se te tjerat? Pse nuk ka mbyllje, karantina, kufizim levizje, rregulla speciale per shkollim e punesim per semundjet e tjera, kur ne fakt ato jane shkaktaret kryesore te semundshmerise e vdekjeve ne Shqiperi? Dhe e fundit o idiot i lindur, qe vetequhesh specialist, pse kerkon ta mbrosh me ligje censure mendimin ndryshe? Ne se ky virus eshte vertet kaq i rezikshem, pse mendon se ne nuk e duam jeten?

...15/07/2020 23:01

Po ti qe deklarove se piku kaloi ne Mars a nuk duhesh futur brenda per mashtrim? Ik o shimpaze dhe degjo sec thone mjket neper bote per kete virus pastaj dil e bej zedhenesin e Ramazonit. Sic thote dhe dikush me lart ju dhe shume te tjere po perdorni qellimisht teraoi te gabuara

Shqiptari15/07/2020 21:46

O PIPER!!! PO ME DEKLARATEN TENDE PUBLIKE: KUR TEMPERATURA TE NGRIHET MBI 28 GRADE, CORONAVIRUSI DO TE ZHDUKET!!! SI DO T'IA BEJME??? PO TANI QE TEMPERATURAT JANE MBI 33 GRADE, PSE NUK NA E ZHDUKE CORONAVIRUSIN??? IK ORE USHTAR BYTHEQIR I EDVIN KRISTAQ VIRUSIT!!!!!

x15/07/2020 21:13

bq. do me na kthy kohen kur thoshe ska djath hashe burg

Benard15/07/2020 21:08

Qe ska virus Nuk Po thote njeri....por qe Po manipuloni situaten kjo eshte e vertete....ti dhe shume mjeke duhet te hetoheni per vrasje, mjekim te gabuar me qellim dhe per krijimin e panikut me qellime te tjera. Jeni plehra. Por do vije Dita qe do e pesoni dhe ju. Asnje nga supozimet Nuk eshte I pavertete...madje Jane Pak sepse keni krujuar çensure te papare...SA I perket Italise ajo eshte "Nona pisllekut" dhe mos fol me per te....do dalin gjerat si Jane...vonon po nuk harron. Thjesht ti dhe shoket e tu gjeni vend e futuni

Shto koment

Denonco