VIDEO/ Meta kap sërish ‘mat’ Ramën: Ja ç’thoshte për ndërhyrjet në Kushtetutë

VIDEO/ Meta kap sërish ‘mat’ Ramën: Ja ç’thoshte për ndërhyrjet në Kushtetutë

19:32, 15/07/2020
A+ Aa A-

Kreu i shtetit, Ilir Meta, postoi një tjetër video nga kryeministri Edi Rama, që flet krejt ndryshe për Kushtetutën nga sa vepron tani.

“Ky vizion të dashur miq meriton vetëm duartrokitje! Miratimi i Kushtetutës me REFERENDUM popullor është merita më e madhe e vetë Partisë Socialiste në këto tre dekada!” shkruan Meta.

Po çfarë thoshte Rama më 22 nëntor të vitit 2013, në konferencën për 15-vjetorin e Kushtetutës së Shqipërisë?

“Çdo ndërhyrje në Kushtetutë, pavarësisht se nuk përbën asnjë lloj sakrilegji në vetvete, imponon domosdoshmërisht që, në funksion të stabilitetit dhe të forcimit të rendit kushtetues, GJITHËPËRFSHIRJA të jetë KONCEPTI BAZË dhe më fillestar i saj. S’mundet kurrsesi që një proces i tillë të jetë një proces partiak dhe, aq më pak, një proces politikisht i njëanshëm. Padyshim, edhe në qoftë një proces politikisht i gjithanshëm, kjo është e pamjaftueshme kur flasim për Kushtetutën e një vendi, në jetën e të cilit partitë politike përfaqësojnë shumëçka, por kurrsesi nuk përfaqësojnë gjithçka,” shprehej Rama.

Më herët gjatë ditës, Meta publikoi një tjetër video ku Rama në opozitë zotohej se nuk do bënte kurrë ndryshime të nxituara në Kushtetutë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco