‘Vdekjet nga COVID-19'/ Kryemadhi: Nuk ka transparencë nëse janë nga virusi apo nga mungesa e shërbimit

‘Vdekjet nga COVID-19'/ Kryemadhi: Nuk ka transparencë nëse janë nga virusi apo nga mungesa e shërbimit

19:25, 15/07/2020
A+ Aa A-

Lidhur me situatën pandemike aktuale që po kalon Shqipëria dhe rastet e viktimave nga COVID-19, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka lëshuar një deklaratë të fortë, ku ka vendosur në dyshim nëse vdekjet janë shkaktuar nga virusi apo mungesa e shërbimit në spitale.

E ftuar në 'Top Talk', Kryemadhi është shprehur se nuk e dimë sesa e vërtet është se vdekjet kanë ardhur nga Covid apo autoritetet shëndetësore po mundohen ta mbulojmë me Covid për të mos zbuluar pa aftësinë e shëndetësisë tone.

‘Sot ka kaluar mbi 100 numri i të vdekurve nga COVID-19 por nuk e dimë sesa e vërtet është nga covidi apo është nga mungesa e shërbimit shëndetësor në spital dhe mundohemi ta mbulojmë me covid për të mos zbuluar pa aftësinë e shëndetësisë tonë. Sepse asnjëri prej nesh nuk e merr dot përsipër për të zbuluar që të gjitha viktimat rekomandohen dhe reklamohen si të vdekur prej covidit, a janë apo s’janë të vdekur nga covidi apo nga sëmundje të tjera apo nga mungesa e shërbimit’, ka thënë Kryemadhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco