Shkullaku: Rama ka frikë nga një humbje e sigurtë në zgjedhje

Shkullaku: Rama ka frikë nga një humbje e sigurtë në zgjedhje

19:24, 15/07/2020
A+ Aa A-

Nga Armand Shkullaku*

Atë që opozita e Lulzim Bashës nuk po arrinte ta krijonte dot, pra frymën e besimit në një fitore të sigurtë në zgjedhjet e ardhshme, po ia mundëson vetë Edi Rama me sjelljet e tij të fundit. Për herë të parë në këto shtatë vite, frika e tij nga një ballafaqim elektoral është më shumë se e lexueshme.

Nëse deri më sot shumica dërrmuese e shqiptarëve ishte e bindur për dështimet e qeverisë dhe degradimin pa kthim të saj, gjithnjë një pyetje ka mbajtur pezull të ardhmen politike të vendit: A mundet opozita të rrëzojë më zgjedhje një regjim autokratik? Të vetëdijshëm për fuqinë e një pushteti që kontrollon gjithçka dhe luan kudo fijet e interesave, që nga bota e krimit e deri tek bizneset klienteliste, që nga mediat e deri tek instrumentat e drejtësisë, që nga paratë e koncensioneve e deri tek opozita fallco në Kuvend dhe po ashtu të vetëdijshëm për mungesën e një fryme entuziaste të opozitës që do duhej të përfshinte gjithë shoqërinë, qytetarët kanë qenë dyshues për mundësinë e largimit me votë të një regjimi.

Por lëvizjet e fundit të Edi Ramës, po heqin çdo dyshim se pushteti i tij mund të mbajë dhe një mandat të tretë. Kryeministri po luan gjithçka, duke rrezikuar edhe mbështetjen ndërkombëtare, për të sajuar një hibrid elektoral që t’i sigurojë avantazhe në tavolinë në mungesë të përparsisë tek shumica e shqiptarëve. Rama po kërkon edhe lista të hapura por edhe gjysëm të mbyllura, edhe prishje të koalicioneve edhe respektim marrëveshje, duke shpikur ca kritere që të kujtojnë ato të tenderave të qeverisë ku fituesit ishin përcaktuar më parë. Ai po kërkon me çdo kusht provokimin e opozitës, me shpresë të dëgjojë prej saj reagimin ekstrem: nuk futemi në zgjedhje. 

Mirëpo opozita nuk ka pse të prishë me duart e saj perceptimin si humbës që Rama po i krijon vetes, brenda dhe jashtë vendit. Përgjigja normale e pyetjes së përse kryeministri kërkon të sabotojë koalicionet parazgjedhore, si në Tiranë ashtu edhe në Berlin, është e njëjta: Ka frikë nga një humbje e sigurtë në zgjedhjet e ardhshme. Në vend që të provokojë një bojkot të mundshëm të opozitës, Rama po i dhuron asaj atë që nuk arriti ta krijojë vetë, idenë dhe perceptimin e fitores, të cilën pushteti po përpiqet ta pengojë me çdo mjet. Nëse deri dje, partnerët ndërkombëtarë i shihnin me rezerva akuzat e opozitës ndaj Edi Ramës, tentativat e tij për të futur duart në sistemin zgjedhor edhe me riskun e prishjes me ta, nuk lënë asnjë dyshim se ai bën pjesë në atë rracë politikanësh që janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të mos e lëshuar pushtetin.

Asnjë kyreministër në Shqipëri nuk është shndërruar si ky i fundit në një karikaturë që deformohet sipas llogarive e frikërave të momentit. Njëherë del prerë kundër listave të hapura me zë dhe figurë, pastaj bën sikur dëgjon apelin qytetar, më vonë nuk i dalin hesapet me lista të hapura 100 përqind dhe i arnon ato, kërkon të ndalojë të tjerët të bëjnë atë që bëri kur erdhi vetë në pushtet, pra një sjellje politike që përkufizohet vetëm dhe vetëm nga mbajtja e pushtetit me çdo çmim. Aq e ekzagjeruar kjo, sa i ka lënë pa gojë edhe mbështetësit e tij më të flaktë që nuk dinë çfarë varianti të mbështesin më parë. Sepse Edi Rama jo vetëm që po i ndryshon në mënyrë të njëanshme rregullat e lojës por e bën këtë nën trysninë e llogarive që mesa duket nuk po i dalin në asnjë variant.

Përpjekjet e tij janë bërë aq të lexueshme, sa që edhe brenda vetë Partisë Socialiste ka filluar të ndjehet ankthi i humbjes së afërt. Daljet e shpeshta me orë të zgjatura të kryeministrit për të argumentuar çorbën që po gatuan gjoja në emër të interesit të qytetarëve, dëshmojnë pikërisht pasigurinë e tij në përballje me kundërshtarët në një garë me rregulla të ndershme elektorale. Dhe në këtë qerthull ku e ka futur veten, është e sigurtë që do ta thellojë krizën politike dhe do t’i japë dorën e fundit portretit të tij si një lider autokrat që kërkon të eleminojë konkurrencën politike nëpërmjet lojrave me sistemin dhe makinacioneve proceduriale. Edi Rama e ka futur përfundimisht veten në specien e politikanëve që kur u afrohet fundi, mendojnë të bëjnë gjithçka për ta ndalur atë, ndërkohë që vetëm e shpejtojnë dhe e bëjnë më të sigurtë. Për opozitën kjo ishte ëndrra më e bukur e një nate vere./LAPSI.AL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari15/07/2020 21:40

E NISE KEQ O SHKULLAK! KU E SHIKON TI QE OPOZITA DHE LULZIM BASHA NUK KANE KRIJUAR NJE FRYME BESIMI NE FITORE! PIKERISHT ESHTE KJO FRYME BESIMI QE PO E TMERRON AKOMA ME SHUME RAMEN!!! MOS I RELATIVIZO GJERAT!! OPOZITA DHE LULZIM BASHA KANE KRIJUAR VERTETE NJE FRYME BESIMI, KANE NJE PROGRAM, KANE PROJEKTE EKONOMIKE, SOCIALE DHE DEMOKRATIKE, BASHA I HAPI PRIMARET TEK PARTIA E VET, GJE QE ASNJE PARTI NUK E KA BERE DERI ME SOT! KA STAF TE MREKULLUESHEM E TE AFTE PER CDO DEGE TE EKONOMISE, ZHVILLIMIT, ARSIMIT DHE INDUSTRISE. KA MBESHTETJEN ME TE MADHE NDERKOMBETARE SIDOMOS ATE GJERMANE. PSE CFARE DUHET TJETER QE TE KESH BESIM TEK BASHA DHE OPOZITA E BASHKUAR??? ÇFAREDO LLOJ NDRYSHIMESH KUSHTETUESE DHE ELEKTORALE, ÇFAREDO LLOJ MANOVRIMESH LIGJORE, ÇFAREDO LLOJ SKEMASH DHE PEHLIVALLEQESH POLITIKE QE TE BEJE, SATRAPI I SURRELIT DEL HUMBES ME TE PAKTEN 86 MANDATE!!! CUNAMIT MBARE POPULLOR, TE UNIFIKUAR NE ALEANCEN ME TE MADHE POLITIKE "OPOZITA E BASHKUAR", AS AI DHE AS NARKO-BANDA E TIJ E STRUKTURUAR KRIMINALE NUK SHPETOJNE DOT NGA FUNDI I TYRE I TMERRSHEM! ME SATRAPIN E SURRELIT NUK KA PATUR, NUK KA DHE NUK DO TE KETE KURRE MARREVESHJE!! AI ESHTE I VETMI NJERI QE NUK NJEH E NUK RESPEKTON ASNJE LLOJ MARREVESHJE, AS ME SHQIPTARET DHE AS ME NDERKOMBETARET! GJITHMONE DIKTATORET DHE LIDERET ANADOLLAKE DHE ARKAIK, TE KORRUPTUAR DHE AUTORITARISTE, PERDORIN SHPREHJEN: UNE KAM BERE SHUME LISHIME, PER OPOZTEN, PER JU, PER KETE, PER ATE!!! PRA, KY I PASKA NE DORE TE GJITHE, DHE LESHIMET QENKAN VETEM NE DOREN E TIJ!! PO VULLNETI I SOVRANIT, PO LIGJET, KUSHTETUTA, INSTITUCIONET KUSHTETUESE TE NJE SHTETI PER CFARE JANE?? KUR VEPRON SIPAS LIGJIT DHE KUSHTETUTES, KY LEGEN NA THOTE, BERA UNE LESHIME!!! PO KUR I SHKEL TE GJITHA, NE EMER TE KUJT VEPRON???!!!! KY KUJTON SE DO TA HANE NJEREZIT PERSERI SAPUNIN PER DJATH??/ KY KUJTON SE DUKE ZHVILLUAR KONFERENCA SHTYPI MARATONE NEN EFEKTIN E KOKAINES, DUKET BURRE I MIRE DHE UDHEHEQES I DASHUR PER POPULLIN??? KY PALAÇO I KA NE TIP, NE KARAKTER, NE GJAK DHE NE GEN MASHTRIMET. BEHET DHE HIQET SI VIKTIME, SI MI, SI LEPUR, SI ZVARRANIK, SI PULE E LAGUR, SI GJYNAFQAR, SI I VOBEKT, SI QYQAR. POR SAPO E ARRIN ATE QE DO, MENJEHERE I VE SHQELMIN TE GJITHEVE, BEHET UJK, TIGER, GJARPER HELMUES, I PAMESHIRSHEM. EGERSIRE, AMORAL, IMORAL, SHPIFES, TRILLUES SHEMBULLOR, ARROGANT DHE SHTYPES I GJITHÇKAJE!!!! QE I VOGEL, QE NE FEMIJERI E NE ADOLESHENCE, I MASHTRONTE BASHKEMOSHATARET, SILLEJ SI SHOK I MIRE, I DASHUR SA UA MERRTE ATO QE DONTE, SA UA HANTE INGRANAZHIN APO HALLVEN, SAPO ATA TE SHKRETET IA JEPNIN, AI I TALLTE, I SHANTE, I GODISTE ME SHKELMA DHE I INJORONTE, BEHEJ I DHUNSHEM DERI NE PAPERMBAJTJE SHTAZARAKE! PO ASHTU EDHE NE RIMI, PO ASHTU SI NJERI, SI BIR E SI BASHKESHORT! PO ASHTU EDHE NE PUNE, PO ASHTU EDHE NE POLITIKE, PO ASHTU KA MBETUR EDHE TANI!!! JANE DISA GJERA TEK NJERIU QE NUK NDRYSHOJNE KURRE. ATO LINDIN DHE VDESIN BASHKE ME NJERIUN!!! A NUK JU MJAFTOJNE HISTORITE E TIJ HISTERIKE, SHENDETESORE, PSIQIKE, PERSONALE DHE FAMILJARE??? A NUK JU MJAFTON QE ESHTE PERDORUES DROGASG TE FORTA??? A NUK JU MJAFTOJNE KETO 22 VITE QE E KEMI PREZENT NE DISA DETYRA SHTETERORE MJAFT JETIKE PER POPULLIN DHE VENDIN???? A NUK JU MJAFTOJNE KETO 8 VITE NE PUSHTET SI KRYEMINISTRI ME I DESHTUAR NE BOTE??? A NUK JU MJAFTON GJENDJA TOTALE EKONOMIKE, POLITIKE, MORALE, FINANCIARE DHE KUSHTETUESE KU NDODHET SHQIPERIA???!!! A NUK JU MJAFTOJNE BOSHATISJA E XHEPAVE DHE VARFERIMI DERI NE MJERIM I NJEREZVE, PER SHKAK TE VJEDHJEVE GJIGANDE ME PPP, KONCENSIONE DHE MASHTRIME DHJETRA VJEÇARE???? A DONI TA MBANI ME MBI KURRIZ, KETE MONSTER DHE NARKO-BANDEN E TIJ, QE TE NA VJEDHE, TE NA VARFEROJE, TE NA MJEROJE E TE NA MARRE EDHE JETEN???!!!! A DONI QE VENDI YNE TE MBETET PERGJITHONE JASHTE BE NEN THUNDREN DHE PUSHTETIN E GRUPIT TE STRUKTURUAR KRIMINAL NE BOTE "RILINDJA"???? KY SATRAP DHE NAKO-BANDA E TIJ TEPER E RREZIKSHME PER TE GJITHE DUHEN RREZUAR NJE ORE DHE ME PARE!!! VOTA E UNIFIKUAR POPULLORE DO TE JETE VERTETE NJE "BOMBE ATOMIKE" PER KETE NARKO-BANDE! KI BESIM O SHKULLAK!! RAMA IKU!

Balo Bna15/07/2020 20:14

Ban kinse....lun me buxhija mar... Asht dakordue me Bashën me ja lan dhe mos me ja lan pushtetin... Tapo shofim nji karikatur ma t'madhe pas nji vjeti....Basha në Kryeministri por me kryeministër Ramën.... A nuk pat than se s'kena pa gja hala?

Shto koment

Denonco