‘Si të krijoni maska në kushte shtëpie’/ Ministria e Shëndetësisë gjen zgjidhje, shpërndan këshilla falas

‘Si të krijoni maska në kushte shtëpie’/ Ministria e Shëndetësisë gjen zgjidhje, shpërndan këshilla falas

18:30, 15/07/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë disa udhëzime për krijimin e një maske në kushte shtëpie.

Përmes disa fotove në faqen e saj ajo tregon katër hapat që duhet të ndiqni për të krijuar maskën pa asnjë kosto.

“Pasi e keni larë me ujë të nxehtë dhe detergjent mund ta përdorni maskën në çdo ambient të mbyllur me qëllim mbrojtjne nga infektimi me COVID19.

Ruani Shëndetin”, thuhet në postimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Barrierat mbrojtëse mund të bëhen vetë në shtëpi dhe pa asnjë kosto!

Ndiqni hapat se si të krijoni një maskë me shami në shtëpi:

-Pasi keni marrë një shami duhet ta palosni atë në gjysmë.

-Sërish paloset pjesa e sipërme deri tek gjysma dhe pjesa e poshtme.

-Vendosen rripat e lastikut ose për me lehtë llastikat e flokëve në largësi 6 cm nga njëra tjetra.

-Palosen të dyja anët dhe qepeni me gjilpërë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

QYTETARI dt 15 korrik 2020 15/07/2020 19:32

Të paktën pensionistëve nuk mund tju shpërndajnë maska falas?? Apo duan që të sëmuren me COVID-19 dhe të vdesin.. Ku je mo lali Eri ku je mo bir qeni ku je..

Elena15/07/2020 18:35

S'kane leke, jane harxhhuar ne qoka dasmash neper kala dhe per te bere bunkere.

Shto koment

Denonco