VIDEO/ Myrrizi nxjerr Ramen zbuluar: ishte ai që kërkoi heqjen e koalicioneve

VIDEO/ Myrrizi nxjerr Ramen zbuluar: ishte ai që kërkoi heqjen e koalicioneve

17:11, 15/07/2020
A+ Aa A-

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, ka postuar në FB një video, ku gjatë një debati me gazetarë, Myslym Murrizi thotë qartë së ka qenë Edi Rama ai që ka kërkuar të mos ketë koalicione parazgjedhore.

Gjatë debatit në emision, Murrizi pranon gjithashtu se kjo u bë në këmbim të ofertës së tij për listat e hapura.

Deklarata e deputetit Murrizi hedh poshtë alibinë e Edi Ramës se koalicionet nuk ishin kërkesë e tij, por e disa deputetëve në parlament.

Myslim Murrizi në emisionin “Repolitix”

Myslim Murrizi: S’është kërkesë e imja heqja e koalicioneve.

Gazetari: Ka qenë kërkesë e Partisë Socialiste.

Myslim Murrizi: Unë kam qenë, personalisht kundër tyre. Kundër tyre!

Gazetari: Tani pyetjen ta bëjmë, ta kuptojmë. Kryeministri Rama ka dalë në parlament ka thënë: Ne jemi parti e madhe, kemi interesat tona. Tani, kur ai ka ardhur me ju të negociojë, ju ka kërkuar këtë pikë apo jo?

Myslim Murrizi: Patjetër! S’është kërkesë e imja po të them.

Gazetari: Domethënë e ke mbështetur pra?

Myslim Murrizi: Jo more, e kam çuar për të marrë.

Gazetari: Ky ishte një koncesion që do të votojnë këtë, të marrin listat e hapura.

Myslim Murrizi: Po në rregull. Shumë e qartë!

Gazetari: Rama mori heqjen e koalicioneve, këta nuk marrin asnjë gjë. Kaq e thjeshtë është!

Myslim Murrizi: Po jo mo e pranoj, se s’ka qenë kërkesë e imja!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kadastra15/07/2020 22:31

Shum lire e paske shit b....n o Murriz. Qenke me te vertete maskara.

Lleshi15/07/2020 20:57

Mirmroma Muriz,si ja con?

kadri hasbiu15/07/2020 17:34

myslim koqja cdo poshtersi per vete te beje do ta pranoja po qe te besh pazare me ram mostren dhe tau taun dhe te hiqesh si demokrat kjo tregon qe qenke bastard senza scrupoli ptuuuuuu far e keqe

Shto koment

Denonco