Rama kundër Bashkimit Europian: Nuk jeni bota, ne jemi shtet sovran!

Rama kundër Bashkimit Europian: Nuk jeni bota, ne jemi shtet sovran!

13:53, 15/07/2020
A+ Aa A-

Pasi u pyet nga gazetarët, se duke rrëzuar marrëveshjen e 5 qershorit, po rrezikon që të futet në një spirale “lufte” me Bashkimin Europian, kryeministri Rama përmendi disa herë fjalën “ne jemi shtet”.

Ai gjithashtu i kujtoi BE-së se “nuk është bota” dhe theksoi disa herë se Shqipëria është vend sovran. 

"Së pari nuk dua që ne ta rrëzojmë atë marrëveshje edhe pse mua nuk më pëlqen, por ky është një proces ku unë i pari që flas për të tjerët dhe PS-ja, që ndërvepron, duhet të japë shembullin dhe po e jep, ne nuk na pëlqen, ne donim depolitizimin e administratës dhe më vjen keq që Basha thotë e bëmë me zor, nuk e bëmë me zor.

Nuk ka asnjë vend që Shqipëria të bëjë marrëveshjen me Bashën apo partitë jashtë parlamentit për të bërë konferencën e parë ndërqeveritare, Shqipëria është shtet sovran, që me vullnet të plotë dhe në funksion të ëndrrës së madhe troket për të hyrë në BE. Nuk është as Rama, as Basha, është shteti shqiptar.

Dhe shteti ka detyrimin të provojë se është në gjendje të përmbushë ato standarde për të qenë anëtar i familjes europiane dhe konkretisht, këtu më erdhi edhe kjo ma dha Taulanti këtë të ambasadorit. Reforma zgjedhore është kusht kyc, patjetër, marrëveshja është një nga instrumentet, ndërkohë që gjykimi bëhet mbi produktin dhe jo kush u mërzit apo gëzua nga reforma, kjo nuk është pjesë e standardeve europiane, që të jetë i gëzuar Luli", tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj 15/07/2020 14:56

o budalla ,o kelysh komunisti

Bobi 15/07/2020 14:45

Ti je shtet ,. mer plak. O shtet o njish. Ta boft zoti mar.

Alfons Malo15/07/2020 14:21

O ramsi por kur zotrote mburej me ambsadoret e Be - se dhe ambasaden amreikane kur bere zgjedhjet e pushtetit lokal, nuk le dite e medja pa e perseritur se zgjedhjet i do amerika dhe BE ja keshtuI harrove? jane te inçi zuara te tera.A nuk ke thene ti se opozita le ta bej si te doje ligjin per reformen zgjedhore? e beri .Tani qe te erdhi veza dhe nuk po gjen vend ku ta besh thua qe nuk dua ta die per amwerike e Be dhe na qenke shtet sovran ,Boll o koqe kendari se na e ke çuar shpirtin ne maj te hundes.Ti e ke mbushur kupen dhe pri me mire e me keq po e katandis kete vend..Rruga e vetme eshte qeky popull (se flet si shume ne emer te popullit ,si y tat), te kapi per zhele e te varin tek kali i skenderbeut me ushkurin e erises .Me mire ik vete se po ta fut taulanti nga mrapa.Po me duket se te vjen rehat kur ta fusin nga mrapa ,po taulanti se ai eshte qefli vete per ate te shkrete b...

Shto koment

Denonco