Edhe Soreca kundër Ramës: Ndryshimet kushtetuese, kundër rekomandimeve të BE

Edhe Soreca kundër Ramës: Ndryshimet kushtetuese, kundër rekomandimeve të BE

13:01, 15/07/2020
A+ Aa A-

Duket se dita ditës faktori ndërkombëtar po bëhet bllok kundër planit të Edi Ramës që synon të ndryshojë Kushtetutën e vendit pa një konsensus mbarëpolitik dhe vetëm pak muaj përpara zgjedhjeve parlamentare.

Pas Bundestagut gjerman edhe ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca, i cili është edhe një nga garantët e marrëveshjes së 5 qershorit është deklaruar sot kundër asaj që po bën mazhoranca me Kushtetutën.

Nga Vlora ai ka kërkuar nga palët politike që të vijojnë me zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit, e cila sipas tij u mirëprit nga Bashkimi Europian. Soreca gjithashtu theksoi se ndryshimet kushtetuese janë jashtë rekomandimeve të BE.

“Pa këtë kusht  nuk mund të fillojë konferenca e parë. Ndryshimet Kushtetuese janë jashtë rekomandimeve të BE-së. Duhen bërë konsultimet përkatëse“, tha Soreca teksa ishte duke kryer një vizitë në Kaninë të Vlorës.

"Siç e dini, BE e ka mirëpritur marrëveshjen e 5 qershorit si proces gjithëpërfshirës. Kjo marrëveshje duhet të miratohet shumë shpejt. Ne ftojmë parlamentin ta pranojë.
Reforma Zgjedhore është kusht kyç për hyrjen në BE, kusht pa të cilin Shqipëria nuk mund të fillojë konferencën e parë ndërqeveritare, ky si kusht duhet të përmbushet plotësisht".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alfons Malo15/07/2020 14:34

PO KUNDERSHTIMET KUSHTETUESE KU DO TE ANKIMOHEN KUR DIHET SE PRESIDENTI DO E KTHEJE MRAPSH KETE LIGJ,KUR GJYKATE KUSHTETUESE NUK KA? ATEHERE EDHE NJEHERE NE VENECIA ! PO ÇFARE U BE KETU MORE PER ÇDO GJE ,I FRYHET RAMES DHE ME VRAP LIGJ,E SHAJNE ,MBYLL MEDJAT,NUK I BINDEN PER MASKAT GJOBE ME LIGJ,ÇFARE BEHET O POPULL!KU ESHTE JURI KIM?MOS U MBYT ME EURO TE PISTA E TE DALESH E TE THUASH SE "sOVRANI" E DI

Kushtetuta15/07/2020 13:35

Po si mund të vëhen ndryshime në kushtetutë në kushtet kur në Shqipëri, asnjë institucion shtetëror nuk është i pamvarur e për çdo gjë duhet të vendosë mëndje krisuri dymetrosh ? Si mund të bëjë ndryshime në Kushtetutë një Kuvend monopartiak me disa robotë opozitarë të komanduar nga Rama ? Përse kërkoi me insistim SHBA e BE që të ngrihej Këshilli politik me përfaqësimin e opozitës reale të zgjedhur nga votat ? Që kjo opozitë të hyjë e barabartë në Kuvend duke përmirësuar administrimin e zgjedhjeve . Opozita e plotësoi këtë kusht të BE. Sa i takon zgjedhjeve, qeveria sëpari duhet të plotësojë kushtin tjetër të BE që ka të bëjë përsëri me zgjedhjet dhe të mos bllokojë drejtësinë që të ndëshkojë ata që kanë abuzuar me votat. Kur të jenë ndëshkuar abuzuesit me zgjedhjet e Kuvendi të jetë kthyer në gjendje normale demokratike pluraliste, atëhere me konsensusin jo vetëm të partive parlamentare, por edhe forcave të tjera politike e shoqërisë civile, mund të diskutohet për ndryshim të llojit të votimeve. Por ndërkaq ka edhe një kusht tjetër që ka vënë BE e që natyrisht duhet zgjidhur para zgjedhjeve e kjo ka të bëjë me funksionimin niormal të Gjykatës së Lartë e asaj Kushtetuese. Ramës i gënjen mendja se zgjedhjet do ti zhvillojë me dinarin e bibajve e me komandën e tij., pa gjykatë të lartë e pa Gjykatë kushtetuese. Kur të jenë plotësuar këto kushte, atëhere parlamenti i ri duhet të fillojë menjëherë nga puna për ndryshimet e Kushtetutës e jo në kushtet kur Rama është vetë Ali e vetë Kadi..

Shto koment

Denonco