‘Paga ime nuk është rritur asnjë qindarkë prej 2013’/ Kalo: Ç’po bëni me mjekët?

‘Paga ime nuk është rritur asnjë qindarkë prej 2013’/ Kalo: Ç’po bëni me mjekët?

12:19, 15/07/2020
A+ Aa A-

Mjeku infeksionit Tritan Kalo gjatë gjithë periudhës së pandemisë nuk ka kursyer këshillat për kujdesin që duhet treguar ndaj virusit të ri por edhe thirrjet e vazhdueshme për të gjithë ‘gjithologët’ siç i quan ai, për të patur kujdes në deklaratat që bëhen për koronavirusin.

Në një status të fundit, Kalo ka reaguar dhe i është drejtuar qeverisë që të kthej sytë nga bluzat e bardha.

Sipas Kalos personeli mjekësor, që po përballet me këtë sfidë të rrezikshme që ka sjellë Covid-19, duhet trajtuar më me kujdes ashtu siç bëjnë vendet e tjera.

Duke sjellë një shembull nga presidenti francez Macron, i cili jo më larg se dje në ditën kombëtare të Francës, rriti pagat e personelit, Kalo thotë se edhe në Shqipëri duhet të mendohet një gjë e tillë.

 ‘PËR RIKUJTESË paga ime NUKU është rritur asnjë qindarkë që prej 23 Qershorit 2013. Me qetesimin e situatës në një të ardhme jo shumë të largët, PAK do të mendohet për rritjet e pagave në Shëndetësinë tonë Publike.

MENDONI dhe REAGONI me kohë JU drejtues të këtij vendi, sepse BURIMET NJREZORE CILËSORE nuku janë të pashterëshme në fushën e DHËNIES së PËRKUJDESIT MJEKSOR’, shkruan Kalo në reagimin e tij.

Reagimi i plotë i mjekut të njohur, Tritan Kalo:

KOHË KOVIDIANE e përtej tyre…Me rastin e 14 Korrikut, ditës Kombëtare të Francës MIRËNJOHJA e Presidentit Macron vajti për PERSONELIN Mjeksor, i cili në vijën e parë po përballet me sfidën sëmundje-shkaktuese dhe jetë-marrëse të Sars-Cov2/Covid-19….

Po dje Kryeministri i vendit nënshkroj me Sindikatën e Personelit Mjeksor një rritje të pagës prej 183 Eurosh në muaj…A po mendohet. A PO MENDOHET një gjë e tillë edhe për Personelin tonë Mjeksor, i cili në tërësinë e tij po përballet edhe ai me këtë sfidë mjaft të rrezikshme për vetë jetën e tyre…

BONUSI mujor për një pjesë të stafit te vijës së parë të përballjes me këtë sfidë, që në fakt nuk është i tillë sepse ai taksohet si një shpërblim, NUKU është zgjidhje afatgjatë….PËR RIKUJTESË paga ime NUKU është rritur asnjë qindarkë që prej 23 Qershorit 2013…

Të mos harojmë jetët e qindra Mjekëve, Infermjerëve dhe Personelit ndihmës të humbura në këtë betëjë kudo në botë, si dhe ato të dy kolegëve tanë të nderuar këtu në Shqipëri…..HEKURI rrihet sa është ende i nxehtë…

Me qetsimin e situatës në një të ardhme jo shumë të largët, PAK do të mendohet për rritjet e pagave në Shëndetësinë tonë Publike, dhe jam i bindur se shumë Mjekë e Infermjerë do t’a rishohin si optimale largimin nga vendi, sikundër edhe ka ndodhur deri më tash…..

MENDONI dhe REAGONI me kohë JU drejtues të këtij vendi, sepse BURIMET NJREZORE CILËSORE nuku janë të pashterëshme në fushën e DHËNIES së PËRKUJDESIT MJEKSOR…..

Një REAGIM i tillë nga unë është një e drejtë DEMOKRATIKE…Ditë të mbarë Mantelbardhë, Infermjerë, Farmacistë, Sanitarë, Imazheristë, Barrelmabjtës, Shoferë, Laborantë, etj., dhe PËRKUJDESUNI për çdo çast për jetët tuaja!!!.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Loran15/07/2020 13:51

Ik o Kalo se je ber si Nastradini

Shto koment

Denonco