Vasili: Edi Rama po shqyen Kushtetutën se ka frikë nga zgjedhjet

Vasili: Edi Rama po shqyen Kushtetutën se ka frikë nga zgjedhjet

12:13, 15/07/2020

Nga foltorja e selisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili deklaroi se Edi Rama ka frikë nga zgjedhjet, dhe kjo është arsyeja sipas tij, që ai po shqyen Kushtetutën

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit:

Të nderuar qytetarë dhe qytetare,

Të gjithë ju keni ndjekur dje me përçmim të gjithë farsën për gjoja ndryshimet kushtetuese, që sipas Edi Ramës i duhen atij sepse ai ka një frikë të jashtëzakonshme nga zgjedhjet dhe duhet të shqyejë Kushtetutën. Keni dëgjuar edhe fjalët e Edi Ramës se si ai dje kërkonte që në mënyrë të njëanshme, vetëm e vetëm ai të ndryshonte Kushtetutën e vendit. Hajde të gjithë së bashku të nderuar qytetarë, t’u vëmë në dispozicion së çfarë thoshte po i njëjti Edi Rama, kundër këtij Edi Ramës së sotëm dikur kur ishte në opozitë në korrikun e 2012 në lidhje me ndryshimet kushtetuese.

Ju ftoj të ndiqni vidën e vitit 2012 se çfarë thoshte Edi Rama për ndryshimet kushtetuese:

Të nderuar qytetarë,

Pyetja që bëni ju të gjithë dhe bëj edhe unë nga kjo foltore është, cila është frika? Ç ‘është ky tmerr i madh që e bën Edi Ramën sot ti harrojë parimet me të cilat u është drejtuar me kaq pathos shqiptarëve? Po cila është ajo frikë kaq e madhe që e bën Edi Ramën t’i shkelë këto parime, t’i shkelë ditën për diell, por cila është kjo frikë kaq e fortë e tmerrshme që e ven për fundi Edi Ramën që e detyron që pikërisht ato që ka thënë atje me zë dhe me figurë me një aktrim shembullor pse jo me shumë pathos dhe me shumë idealizëm.

Ku vajtën këto ideale? Cila frikë i rrënoi, i vuri për fundi, i shkeli? Cili interesi i kapi pikërisht për xhakete Edi Ramën dhe të tjerët dhe i bëri të harrojnë këto patetizma kaq të mëdha idealistike lidhur me mosndryshimin e Kushtetutës.

Përgjigja është vetëm një, frika e tmerrshme e humbjes së pushtetit dhe humbja e sigurt e pushtetit e detyron Edi Ramën t’i kundërvihet atij Edi Ramës së 8 viteve më parë dhe të thotë saktësisht të kundërtën sot.

Atëherë ai fliste për një opozitë, e cila ishte 7 vite në opozitë, por opozita e tij 7 vjet ishte një opozitë parimore, legjitime dhe nuk lejonte që ndryshimet Kushtetuese të bëheshin të njëanshme në një klimë jo të qetë.

Kurse sot, ndërkohë që kemi një qeverisje që ka bllokuar integrimin e Shqipërisë, të njëjtën gjë që bënte dhe në vitin 2012 ku 3 ligjet nuk i votonte për një Kryetar Qarku në Fier, por sot ky mund t’i ndryshojë në mënyrë të njëanshme, sot ky mund ta shkelë Kushtetutën, mund të bëjë çfarë të dojë, klima politike është me e tensionuar se kurrë, distancimi, polarizimi politik për shkak të tij është i jashtëzakonshëm, kriza ekonomiko-politiko-shoqërore më e rënda se kurrë, megjithatë Edi Rama kërkon të bëjë ndryshime kushtetuese të njëanshme dhe është në një betejë dhëmbë për dhëmbë ky Edi Rama i sotshëm me atë Edi Ramën e vitit 2012, megjithatë të nderuar qytetarë çdo koment i imi nga kjo foltore do të ishte shumë i varfër në raport me atë që Edi Rama tha në 2012 dhe ju që të mos e harroni kurrë dhe të kuptoni hipokrizinë dhe demagogjinë e këtij karakteri të dobët, të këtij kryeministri vërtet pa karakter, pa principe, pa parime, thjesht dhe vetëm një interesaxhi i vogël pushteti, ju ftoj sërish ta ndjekim edhe 1 herë këtë video e cila flet më shumë se çdo gjë tjetër, ju lutem ndiqeni dhe një herë tjetër këtë video dhe fiksojeni.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco