Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Tirana mbushet me postera: Kurseni se secili do paguajë 400 euro për Beketin

Tirana mbushet me postera: Kurseni se secili do paguajë 400 euro për Beketin

10:35, 15/07/2020
A+ Aa A-

Qeveria shqiptare ka parashikuar të paguajë të paktën 100 milionë euro për gjyqin e humbur në arbitrazh ndaj biznesmenit italian, Françesko Beketi, për një tekë të kryeministrit Edi Rama.

Shuma stratosferike do paguhet nga taksapaguesit shqiptarë, ndërkohë që kaq shumë lekë nuk u dhanë as nga qeveria për të ndihmuar shqiptarët në nevojë gjatë pandemisë.

Për shkak se secili qytetar duhet të paguajë nga 400 euro për Beketin, Tirana u gdhi sot me postera.

“Këto muaj mos harroni të kurseni. Falë Edi Ramës, secili duhet të paguajë 400 euro për Beketin,” thuhet në postera.

Aktivistë të shoqërisë civile kanë shpërndarë posterat kryesisht nëpër makina.

Qeveria dhe Edi Rama nuk e kanë komentuar akoma vendimin, ndërsa më parë ishin përbetuar se nuk do japin asnjë kokërr leku për Beketin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Bobi, bythlepiresi i Ripjelljes!18/07/2020 10:22

Hajt jepi EDrama se durojnë Shqiptarët. Ata janë gati të punojnë si skllevër për një pagë 300 Euro në muaj, vetëm që ty të mbajnë Kryeministër.

Mondi15/07/2020 11:43

Ti sekuestrohen ketij plehu me emrin Edi Rama cdo pasuri qe ka dhe pervec kesaj te denohet edhe sipas ligjit per demin qe i ka shkaktuar shtetit shqiptar ne kete rast. A ka prokurori ? Perse e marrin rrogen kot ?

Xxxxx15/07/2020 10:53

Ato jane para karamelesh para fondit te vjedhur nga kjo bande.Mbase i paguan Linda nga biznesi i saj tekat e mbrapshta te te shoqit kryeminister.

Shto koment

Denonco